Qyteti Hangzhou në Kinën Juglindore ka famë të madhe për shkak të peizazheve të tij të bukura. Liqeni Perëndimor (Xihu) gjendet në perëndim të qytetit si një perlë. Përreth liqenit ka shumë parqe, një nga të cilët është dhe "Taiziwan".

Hangzhou ka qenë kryeqyteti i dinastisë Song Jugore (1127-1279) dhe emri "Taiziwan" ka lidhje me oborrin perandorak të asaj kohe. Sipas shënimeve, dy princa të dinastisë Song Jugore, Zhuangwen e Jingxian, janë varrosur afër një gjiri në jug të Liqenit Perëndimor, ku gjendet sot parku "Taiziwan".

Pranvera është stina më e bukur në parkun "Taiziwan". Tulipanët e çelur, uji i pastër i liqenit dhe lëndinat e gjelbra tërheqin turistë të panumërt. Shumë çifte të sapomartuara shkojnë posaçërisht në këtë park për të bërë fotografi. (Fani)