Gruaja më e famshme në botën e arkitekturës, Zaha Hadid ka mahnitur botën duke sjellë shumë ndërtesa unike. Stili i saj është vlerësuar shumë dhe në vitin 2004, ajo u bë e para femër që fitoi "Pritzker Architecture Prize", që cilësohet si "Nobeli" i arkitekturës.

Në vitin 2016 mori medaljen e artë të "Ribas" për punë e saj. Ajo pati gjithashtu disa poste akademike në karrierën e saj, në shkolla nga më të njohurat, si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Ilinoisit, Universiteti Kolumbia dhe Universiteti i Yale.

Zaha Hadid lindi në Bagdad në vitin 1950. Ajo studioi për matematike në Universitetin amerikan të Bejrutit, para se t'i bashkohej Shoqatës Arkitekturore të Londrës në vitin 1972.

Në vitin 1979, ajo hapi studion e saj në Londër.

Ndërtesa e saj e parë e rëndësishme ishte Rajoni i Zjarrfikësve në "Weil am Reihn" në Gjermani, në vitin 1993. Më pas ajo bëri projekte të tjera të rëndësishme, si Qendra "Heydar Aliyev" në Baku në 2013-n, si dhe "Galaxy Soho" në Pekin në vitin 2012.

Hadid ka dizajnuar ndërtesa në gjithë botën, përfshirë një objekt të BMW-së në Lajpcig të Gjermanisë, stacione trenash në Austri dhe Qendrën Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

Ndërkohë që mprehtësinë e saj intelektuale e fshihte pas veshjes së saj kreative barok. Aparenca e Hadid gjithmonë është konsideruar perfekte, sikurse edhe imazhet e ndërtimeve të saj eksplozive.

Zaha ishte një dive, jo vetëm për aureolën që e rrethonte dhe që kultivonte me inteligjencën e saj.

Veprat e saj gjenden në mbarë botën, ndërsa Spiegel e quan 'gruaja që ndërtonte'.

E famshme për ndërtesat plot forma e valëzime, ajo ishte ndër të paktat femra që kishte sukses botëror në këtë fushë.

Arkitektja Zaha Hadid u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Në Pekin ka nisur ndërtimi i kullës "Leeza Soho" nga arkitektët e Zaha-s. Kompania kohët e fundit nxorri disa ​​fotografi mahnitëse bardhezi të projektit në zhvillim, ndërsa thuhet se ndërtimi do të përfundojë në vitin 2018.

Ndërtesa do të ketë 46 kate dhe aty do të vendosen zyra. Kjo ndërtesë u projektua nga Zaha Hadid pak para se mbretëresha e arkitekturës të ndahej nga jeta. Ky është një nga katër projektet që kompania ka bërë për klientin "Soho China", përfshi "Sky Soho" në Shangai.

Kur Leeza Soho i Pekinit do të përfundojë do të jetë më e lartë se hoteli Burj Al Arab në Dubai.

Imazhet tregojnë se si rrokaqielli fantastik do të transformojë pamjen e e Pekinit kur të përfundojë në fund të vitit 2018.

Kina po ndërton aeroportin më të madh në botë

Aeroporti i ri i Pekinit do të jetë më i madhi në botë. Ai do të nisë punë në distriktin jugor të Daksing-ut më 2019-ën, do të shërbejë si një mënyrë për t'u përballur me nevojat në rritje të transportit ajror në Kinë dhe do të theksojë praninë e aviacionit civil të vendit.

Sipas Komisionit të Zhvillimit Kombëtar dhe të Reformës të Kinës, do të bëhet bazë e re për linjat ajrore të Kinës Jugore dhe Lindore. Kjo do i vendosë anëtarët e aleancës së Skuadrës së Qiellit nën një çati, duke lejuar lidhje më të thjeshtë fluturimi për pasagjerët.

Arkitektja e Ndërtesës së Terminalit të Aeroportit të Ri të Pekinit është e famshmja Zaha Hadid. Terminali do të mbushet me kopshte dhe do të përfshijë zona të ndara pasagjerësh për fluturime ndërkombëtare, por edhe brenda vendit duke krijuar një ndërtesë më kompakte që redukton kohët e udhëtimit.

"Simetria e përgjithshme e dizajnit, bashkë me format e rrjedhshme dhe të ndërlidhura, krijojnë një kompozim fluid që evokon një dëshmi harmoni dhe ekuilibri në peizazhet kineze, ndërsa ngjyrat dhe materialet anë shprehi e gjuhës vizuale brenda kulturës tradicionale kineze", thuhet në website-in e Arkitekturës së Zaha Hadid.

Detajet novativë të dizajnit brenda terminalit 700 mijë metra katrorë do të përfshijë një nyjë qendrore me gjashtë pika të lakuara me korridore që lidhen për ta bërë lundrimin në terminal më të lehtë. Faza fillestare e hapjes së aeroporti do të ketë katër pista, ndërsa në dy fazat e mëvonshme do të çojnë në zona shtesë që e çon kapacitetin e aeroportit në 100 milionë pasagjerë në vit.

Ndërtimi gjithashtu përfshin një stacion hekurudhor të linjave të shpejtë në mënyrë që pasagjerët të mund ta përdorin për të hyrë në aeroport, kështu ka lajmëruar Këshilli Shtetëror i Republikës Popullore të Kinës. Aeroporti i ri do të ndihmojë në lehtësimin e kohëve të udhëtimi, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit Pekin njihet aktualisht si i dyti më i ngarkuari në botë.