空气---[kōng qì]---Ajër
Cilësia e ajrit lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të çdo njeriu. Në dhjetë vjetët e fundit, Kina ka rregulluar vazhdimisht strukturën e saj industriale dhe ka përshpejtuar zhvillimin e energjisë së pastër. Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm dhe kënaqësia e njerëzve është rritur.
foto nga VCG
Në vitin 2013, një gazetar kinez vrojtoi gjendjen e ndotjes së ajrit në 74 qytete të Kinës. Shtatë nga dhjetë qytetet më të ndotura të Kinës ishin në provincën Hebei. Tangshan, si qyteti më i madh i prodhimit të çelikut në Hebei, zë rreth një të tetën e prodhimit të çelikut të vendit. Nga një foto e bërë nga një satelit, mund të shohim qartë se dhjetë vjet më parë, zona e fabrikës ishte e mbuluar me një shtresë pluhuri ngjyrë gri. Por deri në mars të 2021, zona e fabrikës, punishtja dhe objektet mbështetëse shihen shumë qartë. Çfarë ka ndodhur në dhjetë vjet?
foto nga VCG
Në depon e koksit të kësaj uzine çeliku, 10 monitorë me rreze infra të kuqe, 15 topa avulli dhe 2500 koka spërkatësish funksionojnë 24 orë në ditë. Nëse pluhuri tejkalon standardin, ata e spërkasin menjëherë. Në ofiçinën e furrnaltës, vrima e rubinetit është e mbyllur në kapakun e pluhurit dhe një ventilator i superfuqishëm fshin tymin dhe pluhurin. Platforma inteligjente e menaxhimit dhe kontrollit me lëshim ultra të ulët kryen monitorimin për të gjitha kushtet atmosferike dhe gjatë të gjithë procesit të 2 619 pikave të lëshimit të pluhurit.
Një përgjegjës i uzinës së çelikut tha se, në vitin 2022, lëshimet kryesore të ndotësve të shkaktuara nga prodhimi do të jenë barasvlerëse me një të dhjetën e atyre të vitit 2012.
foto nga VCG
Gjithashtu në Hebei, në dekadën e fundit, ndërsa lëshimet industriale janë zvogëluar, struktura e energjisë është bërë më e pastër. Gjatë kësaj periudhe, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe i prodhimit të energjisë fotovoltaike është rritur në të gjithë vendin. Në rajonet qendrore e veriore të Kinës, dikur me smog të rëndë, kjo rritje është më shumë se katër herë krahasuar me vitin 2012.
Në dhjetë vjetët e fundit, kapaciteti i instaluar dhe prodhimi i energjisë së përtëritshme në Kinë kanë zënë vendin e parë në botë. Sot, një në tre kWh energji elektrike të përdorur në Kinë, është e pastër.
Duke gjurmuar cilësinë e ajrit të 339 qyteteve të mëdha dhe të mesme në Kinë, mund të vërehet se, krahasuar me 280 ditë me ajër të mirë në vitin 2015, vjet shifra arriti në 319 ditë. Pas këtij suksesi qëndron vendosmëria dhe përpjekjet e pandërprera të Kinës për të fituar betejën kundër ndotjes.