台湾---[tái wān]---Tajvan
Pavarësisht kundërshtimit të vendosur dhe protestës solemne nga pala kineze, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Pelosi më 2 korrik bëri një vizitë në rajonin Tajvan të Kinës. Ky është një provokim i madh politik ndaj marrëdhënieve zyrtare mes SHBA-së dhe Tajvanit, që shkel rëndë parimin e “një Kine” dhe 3 komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA, godet rëndë bazën politike të marrëdhënieve Kinë-SHBA, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe tërrësinë territoriale të Kinës. Ky është një akt mjaft i rëndë dhe do të shkaktojë pasoja, po aq të rënda. Kjo tregon që disa njerëz separatistë në SHBA, që mbështesin “pavarësinë e Tajvanit”, janë shkatërruesit më të mëdhenj të paqes dhe stabilitetit të ngushticës së Tajvanit dhe të botës. Kina me siguri do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit.
Foto:CMG
Çështja e Tajvanit lidhet me interesat thelbësore të Kinës. Deklarata e Kajros në vitin 1943 dhe Deklarata e Potsdamit në 1945 kanë treguar qartë që në komunitetin ndërkombëtar nuk ka asnjë mendim të ndryshëm mbi sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin. Në 3 komunikatat e përbashkëta Kinë-SHBA është përcaktuar qartë që SHBA-ja njeh që në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme ligjore në Kinë. Nga këto fakte, mund të shohim që historia e çështjes së Tajvanit është e qartë dhe dy brigjet e ngushticës së Tajvanit janë brenda një Kine, për rrjedhojë ky është një fakt shumë i qartë. Në bazë të parimit të “një Kine”, 181 vende të botës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën, çka tregon që parimi i një Kine bazohet në një mendim unanim nga komuniteti ndërkombëtar.
Administrata e tanishme amerikane ka premtuar shumë herë politikën e “një Kine” dhe se nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit”. Kongresi i SHBA-së është pjesë përbërëse e qeverisë amerikane dhe duhet të zbatojë me rigorozitet politikën e “një Kine”. Pelosi, si numri 3 i palës amerikane duhet të jetë e qartë për këtë. Por ajo mori përsipër rrezikun, çka tregon që drejtohet nga interesat egoiste politike, duke injoruar ndikimin e jashtëzakonshëm të veprimit të saj ndaj marrëdhënieve Kinë-SHBA, sigurisë rajonale dhe vetë SHBA-së.
Në këtë mënyrë, i bëhet e qartë komunitetit ndërkombëtar se shkaku i tensionimit të gjendjes në ngushticën e Tajvanit është që autoriteti i Tajvanit ka tentuar herë pas here t’ia besojë SHBA-së “kërkimin e pavarësisë së Tajvanit”, ndërkohë që disa njerëz në SHBA përpiqen qëllimisht të shfrytëzojnë çeshtjen e Tajvanit për të kontrolluar Kinën.
Vizita këmbëngulëse e Pelosit sigurisht që nuk do të thotë se asaj i intereson vërtet Tajvani, por e bëri këtë me qëllim të qartë politik. Nga njëra anë, po afrohen zgjedhjet në mes të mandatit, ku Pelosi pretendon të fitojë më shumë vota për Partinë Demokratike me sfidimin e interesave thelbësore të Kinës dhe nga ana tjetër, Pelosi po përpiqet të shtojë “ sa më shumë pikë” në karrierën e saj politike.
Banorët në Tajvan janë viktimat më të mëdha në këtë çështje. Në mediat tajvaneze përdoruesit kritikojnë: “Pelosi po përdor jetën e 23 milionë tajvanezëve, duke luajtur me zjarrin në tokën tajvaneze.E patolerueshme!”
Në SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar ka patur shumë zëra dyshues. Në një koment të “NewYork Times” thuhet se vizita e Pelosit në rajonin e Tajvanit të Kinës ishte “jashtëzakonisht brutale, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”. Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong gjatë takimit me Pelosin më 1 gusht theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme Kinë-SHBA për paqe e siguri të rajonit.
Pelosi duhet t’i kushtonte më shumë vëmendje pasojave të rënda, të shkaktuara nga aventura e saj politike. Aktualisht në SHBA, niveli i inflacionit po “shpërthen” dhe liderët amerikanë ditët e fundit janë shprehur se SHBA-ja shpreson të zhvillojë bashkëpunim me Kinën në fusha me interesa të përbashkëta. Lind pyetja: me sfidimin e interesave thelbësore të Kinës nga Pelosi, ku është baza e bashkëpunimit Kinë-SHBA?
Krahas këtyre, veprimet e rrezikshme të Pelosit kanë tensionuar më tej gjendjen e ngushticës së Tajvanit dhe kanë goditur paqen dhe stabilitetin e Azi-Paqësorit, duke qartësuar fytyrën e vërtetë të palës amerikane, që sakrifikon të tjerët për interesat e veta. SHBA-ja premton parimin e “një Kine”, duke mos penguar vizitën e Pelosit në rajonin e Tajvanit të Kinës. SHBA-ja deklaron që të mbrohet sovraniteti dhe tërësia territoriale në çdo vend, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës. Me “standard të dyfishtë”, SHBA-ja po harxhon të gjithë kredibilitetin ndërkombëtar dhe kjo do të shpejtojë rënien e hegjemonizmit amerikan.
Mendimet e opinionit publik nuk duhet të kundërshtohen dhe kjo nuk duhet të kthehet në një tendencë. Fakti dëshmon që vizita e Pelosit në Tajvan do të shënojë një njollë të madhe në karrierën e saj politike. Vizita e saj nuk mund të ndryshojë faktin historik dhe ligjor që Tajvani i takon Kinës dhe nuk mund të pengojë prirjen e madhe historike të ribashkimit të plotë të Kinës. Vendosmëria e 1.4 miliardë kinezëve për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale të vendit është e fortë si shkëmb. Çdo forcë apo person që tenton të luajë me zjarrin për çështjen e Tajvanit do të djegin veten!