开放---[kāifàng]---Hapje

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të marten në një dialog virtual me liderët globalë të biznesit të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), ku u angazhua për përpjekjet e mëtejshme për të thelluar hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme dhe për të nxitur krijimin e një mjedisi të orientuar nga tregu, të nivelit botëror në bazë të sistemit të shëndoshë ligjor.

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të marten në një dialog virtual me liderët globalë të biznesit të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF)./Xinhua

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të marten në një dialog virtual me liderët globalë të biznesit të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF)./Xinhua

Në dialogun Li mbajti një fjalim dhe shkëmbeu mendime me përfaqësues të biznesit. Aktiviteti u drejtua nga kryetari ekzekutiv i WEF-it Klaus Schwab, ku morën pjesë rreth 400 liderë biznesi nga mbi 50 vende.

Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje ndryshimet e thella dhe komplekse dhe rritjen e sfidave e të pasigurisë në mjediset rajonale dhe ndërkombëtare. Sipas tij, presidenti Xi Jinping kishte theksuar në fjalimin e tij në Sesionin Virtual të Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti se Kina do të vijonte e përkushtuar reformave dhe hapjes.

Një mjedis paqësor dhe i qëndrueshëm është parakusht për zhvillim. Kina do të punojë me të gjitha palët për të mbështetur sistemin ndërkombëtar me qendër OKB-në në qendër, për të praktikuar multilateralizmin dhe për të mbrojtur së bashku paqen dhe stabilitetin botëror, tha Li Keqiang.

Nxitja e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë botërore është një detyrë e përbashkët dhe urgjente për të gjithë, tha kryeministri kinez, duke shtuar se vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkërenditjet e politikave makroekonomike, të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ushqim dhe energji dhe të mbajnë të sigurt e stabilizues zinxhirët industrialë dhe të furnizimit.

VCG

VCG

Është e rëndësishme të forcohet solidariteti dhe koordinimi, të mbrohet dhe të promovohet me vendosmëri globalizimi ekonomik, të thellohet bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh dhe të nxitet zhvillimi i balancuar, gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm për të gjitha palët, tha ai.

Lidhur me gjendjen e ekonomisë kineze, Li vuri në dukje se në tremujorin e dytë të këtij viti, nën ndikimet e një raundi të ri të shpërthimeve të COVID-19 dhe faktorëve të tjerë përtej pritshmërisë, presioni pro rënies ekonomike u rrit ndjeshëm dhe treguesit kryesorë ranë në prill.

"U përgjigjëm me veprime të vendosura dhe të shpejta. Vumë stabilizimin e rritjes në axhendën e punës, duke mbajtur qëndrimin kundër një stimuli masiv, dhe duke përpiluar e zbatuar një paketë politikash prej 33 masash për ta stabilizuar ekonominë ", tha kryeministri Li.

Sipas tij, në maj, rënia e treguesve kryesorë ekonomikë u ngadalësua, ndërsa, në qershor, ekonomia u stabilizua dhe u rimëkëmb. Treguesit kryesorë u rritën mjaft shpejt dhe u kthyen në sferën pozitive. Shkalla e papunësisë urbane e regjistruar ra ndjeshëm. Si rrjedhojë, ekonomia shënoi rritje në tremujorin e dytë.

"Ne jemi shumë të vetëdijshëm se rimëkëmbja e ekonomisë akoma nuk është e fortë dhe kërkohen përpjekjet të mundimshmet për ta mbajtur të qëndrueshme në përgjithësi ekonominë kombëtare," shtoi Li.

Ai tha se Kina, si vendi më i madh në zhvillim në botë, ka potencial të madh për zhvillim. "Ne do të zbatojmë plotësisht konceptin e ri të zhvillimit, do të menaxhojmë në mënyrë efektive reagimin kundër COVID-19 dhe zhvillimin ekonomiko-social dhe do të nxjerrim iniciativën e të gjitha palëve. Do të vazhdojmë ta marrim zhvillimin si bazë dhe pike kyçe për tejkalimin e të gjitha sfidave dhe të punojmë më shumë për ta rikthyer ekonominë në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Li vazhdoi duke theksuar se mbështetjet parësore për ta mbajtur paraqitjen e ekonomisë në një nivel të duhur janë punësimi dhe çmimet e qëndrueshme. “Që nga viti 2020, politikat tona në trajtimin e COVID-19 dhe ndikimeve të tjera të mëdha kanë qenë të përshtatshme në shkallë dhe nuk kemi përdorur stimulime masive, të cilat krijuan kushte për parandalimin e inflacionit”.

VCG

VCG

Sipas tij, këtë vit, vendi ka patur një korrje të bollshme verore historike, ndërkohë, rendimentet në vjeshtë kanë shfaqur një tendencë të mirë dhe furnizimi me qymyrgur është i qëndrueshëm, duke hedhur bazë shëndoshë stabilizimin e çmimeve të brendshme si dhe favorizuar stabilitetin e tregut botëror ushqimor dhe energjetik.

Kina ka mbi 160 milionë pjesëmarrës treg dhe një popull punëtor e i zgjuar, tha Li, duke shtuar se ky është burimi më i madh i qëndrueshmërisë dhe besimit për zhvillimin ekonomik të Kinës.

Kryeministri Li vuri në dukje se ekonomia e Kinës është integruar thellësisht në ekonominë botërore dhe hapja është politika bazë kombëtare e vendit. Kina nuk mund të zhvillohet e izoluar nga bota dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën për zhvillimin e saj, tha Li.

"Do të thellojmë hapjen e nivelit të lartë, do të qëndrojmë të përkushtuar ndaj tregtisë së lirë dhe tregtisë së barabartë dhe do të ndihmojmë që dy rrotat e bashkëpunimit tregtar shumëpalësh dhe rajonal të funksionojnë paralelisht," tha Li. Ai theksoi se do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të nxitur krijimin e një mjedisi biznesi i orientuar nga tregu, i nivelit botëror, i sunduar nga një system shëndoshë ligjor, duke garantuar hyrjen e barabartë të ndërmarrjeve të huaja në sektorët e hapjes, në përputhje me ligjin, për të realizuar përfitime të ndërsjella dhe të favorshme mes konkurrencës së ndershme.

Duke vënë në dukje se Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19, kryeministri Li u shpreh se vendi i tij do të marrë masa të kontrollit të COVID më të shënjeshtruara dhe të sakta, duke përfshirë përmirësimin e politikave të testimit e të lëshimit të vizave, rifillimin e mëtejshëm dhe rritjen e fluturimeve ndërkombëtare, dhe nxitjen e aktiviteteve të tregtisë ndërkufitare dhe udhëtimeve për shërbimet e punës në mënyrë të kujdesshme dhe të rregullt.

Kryeministri Li iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të ngritura nga përfaqësuesit e biznesit mbi zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinës-SHBA, përballimin e ndryshimeve klimatike, perspektivat e zhvillimit të sektorit të prodhimit dhe politikës së konsumit.