火箭---[huǒjiàn]---Raketë

Raketa më e fuqishme mbartëse e Kinës, "Marshimi i Madh-5B" (LM-5B), është e gatshme të transportojë një ndër modulet kryesore për ndërtimin e stacionit hapësinor të vendit.

LM-5B, e gatshme për misionin e ri, 18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

LM-5B, e gatshme për misionin e ri, 18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

"LM-5B", e prodhuar në bazë të modelit "Marshimi i Madh-5", është raketa më e fuqishme e Kinës dhe përdoret kryesisht për lëshimet në orbitën e ulët të Tokës. Ajo ka një gjatësi 53 metra, një aftësi shtytëse për ngritje 1000 tonë dhe mund të mbajë një peshë anijesh kozmike prej 25 tonësh, duke bërë që kapaciteti i mbartjes së ngarkesave prej raketave të Kinës të zërë vendet e para në botë.

“Moduli laboratorik ‘Wentian’ është edhe më i madh në krahasim me modulin kryesor, megjithatë, edhe ai është brenda kapacitetit mbartës të raketës 'Marshimi i Madh-5B'”, tha Huang Bing, zv.kryeprojektuesi i kësaj rakete nga Akademia e Teknologjisë së Mjeteve të Lëshimit të Kinës (CALT). Stacioni hapësinor i Kinës përbëhet nga një modul kryesor dhe dy module laboratorike. Çdo modul është gjigant dhe peshon mbi 20 tonë. LM-5B përdor teknologji të përparuar, si një formë aerodinamike ekstra të madhe dhe shtytje të fuqishme, për ta dërguar anijen kozmike në orbitë.

Teknikët kinezë dalin në foto me LM-5B, LM-5B,18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

Teknikët kinezë dalin në foto me LM-5B, LM-5B,18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

Sipas z. Huang, raketa "LM-5B" e ka ngritur kapacitetin e Kinës për dërgimin e ngarkesave në orbitën e ulët nga tetë tonë në 25 tonë.

Lëshimi i modulit laboratorik "Wentian" do të jetë i treti i këtij lloji për "LM-5B". Lëshimi i parë u krye në majin e vitit 2020, kur raketa dërgoi me sukses në orbitë anijen kozmike të brezit të ri me ekuipazh. Një vit më parë, "LM-5B" u përfshi në ndërtimin e stacionit të parë hapësinor të Kinës nëpërmjet dërgimit me sukses në orbitë të modulit kryesor "Tianhe".

"LM-5B" mund të arrijë në orbitën e paracaktuar me vetëm një fazë dhe katër përforcues, duke ofruar shtytje të mjaftueshme për të arritur shpejtësinë orbitale. Ajo është e vetmja raketë me një konfigurim të tillë ndër të gjitha raketat që janë tani në shërbim në botë.

Të gjithë motorët e një rakete të këtij lloji ndizen kur ajo është në tokë dhe nuk ka ndarje të fazave gjatë fluturimit, gjë që pakëson mundësinë e keqfunksionimeve dhe rrit besueshmërinë.

LM-5B, e gatshme për misionin e ri, 18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

LM-5B, e gatshme për misionin e ri, 18 korrik, Wenchang, provincë Hainan,Kinë(Foto:VCG)

“Çdo ndarje gjatë fluturimit krijon ndikim të madh mbi lëshimin. Prandaj, ne dëshironim të pakësonim manovra të tilla për të realizuar një hyrje të qëndrueshme në orbitë,” shpjegoi z. Huang.

Ai shtoi se “mënyra më e mirë” është përdorimi i konfigurimit më të thjeshtë, me më pak manovra, që përsëri mund të realizojë shtytje të fuqishme.

Pjesa kryesore e kësaj rakete përbëhet nga dy motorë, 50 tonë të rëndë, me hidrogjen të lëngshëm dhe oksigjen të lëngshëm. Dy përforcuesit përdorin tetë motorë 120 tonësh me oksigjen të lëndshëm e vajgur. Pasi ndizen, motorët mund të ofrojnë 1 000 tonë shtytje. Duhen vetëm rreth shtatë minuta për ta çuar raketën "LM-5B" në orbitën e planifikuar.

Moduli laboratorik "Wentian" do të lidhet me modulin kryesor "Tianhe" menjëherë sapo të ndodhet në pozicionin e paracaktuar, çka kërkon ndjekjen e një programi të rreptë kohor për të gjitha manovrat.

“Sfida jonë më e madhe në këtë mision është se nuk kemi shumë hapësirë kohore për lëshimin,” tha Mao Wanbiao, zv.drejtor i Qendrës së Lëshimit Satelitor të Xichang-ut.

Stacioni hapësinor i Kinës pas përurimit(Foto:VCG)

Stacioni hapësinor i Kinës pas përurimit(Foto:VCG)

Kjo është përpjekja e parë e Kinës për lëshimin e një rakete me aftësi të madhe bartëse brenda një kohe kaq të shkurtër. Koha e lejuar e lëshimit do të kufizohet vetëm në një sekondë.

“Vështirësitë teknologjike dhe rreziqet e reagimit emergjent mund të jenë të shumta. Prandaj, duhet të bëjmë përgatitje të plota, duke përfshirë organizimin, rregullimin, personelin dhe planet emergjente,” theksoi z. Mao.(Zhang Yan/Artan)