未来---[wèi lái]---të ardhme

Në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore jetojnë shumë banorë të kombësive të ndryshme, dhe vajzat nga këto kombësi, me mjeshtërinë e tyre të lartë në endjen e tekstilit, po merren me atë që quhet si "Projekti i bukur".

Yang Chenglan, krijuese e Studios së Jetës Artificiale pranë Malit, shprehet:

"Në fillim të biznesit, nuk kishim shumë para. Në atë kohë Federata e Grave na dha një kredi prej 80 mijë juanësh (afro 11814 dollarë), si edhe na dha përkrahje për lidhjen me tregun."

Yang Chenglan, krijuese e Studios së Jetës Artificiale pranë Malit

Yang Chenglan, krijuese e Studios së Jetës Artificiale pranë Malit

Yang Lancheng, një e re nga pakica kombëtare dong e lindur pas vitit 1980, hoqi dorë nga puna në qytet dhe mori pjesë në "Projektin e bukur". Ajo trashëgoi mjeshtëritë tradicionale, si thurja e ngjyerja e pëlhurës dhe qëndisja, duke u ofruar mbi 200 vende pune banoreve vendore.

Vitet e fundit, "Projekti i bukur" është përmirësuar në mënyrë të pandërprerë, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore dhe risitë e produkteve, për të nxitur kthimin e mjeshtërisë së grave në përfitime ekonomike.

Studioja e Jetës Artificiale pranë Malit

Studioja e Jetës Artificiale pranë Malit

Menaxherja e Kompanisë së Zhvillimit të Veshjeve të Qëndisura së Kombësisë Miao "Bang Xiangyu" të Guizhou-t Long Tonghua, thotë:

"Më parë, sasia e shitjeve mujore e kompanisë sonë ishte afro 1000. Por tani, pas ndryshimit të ambalazhit dhe drejtimeve të tjera, çdo muaj mund të shesim mbi 10 000 produkte dhe të arrijmë të ardhura mujore mbi 1 milion juanë. Nëpërmjet këtyre produkteve, më shumë njerëz mund ta njohin kulturën e kombësisë miao."

Menaxherja e Kompanisë së Zhvillimit të Veshjeve të Qëndisura së Kombësisë Miao "Bang Xiangyu" të Guizhou-t Long Tonghua,

Menaxherja e Kompanisë së Zhvillimit të Veshjeve të Qëndisura së Kombësisë Miao "Bang Xiangyu" të Guizhou-t Long Tonghua,

Pas zbatimit të "Projektit të bukur", janë përkrahur mbi 1300 ndërmarrje dhe kooperativa të zejeve tradicionale të grave, duke u ofruar grave vendore mbi 500 mijë vende pune dhe duke krijuar një vlerë të përgjithshme prodhimi mbi 6 miliardë juanë.

Në të njëjtën kohë, "Projekti i bukur" ngriti statusin e qëndistareve në familje e shoqëri, duke u hapur dyert e botës së jashtme vajzave dhe grave malësore. Disa prej tyre janë zgjedhur si përfaqësuese të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe kanë ofruar sugjerime për politikat shtetërore.

Shi Liping, përfaqësuese e Asamblesë Kombëtare Popullore, trashëgimtare e qëndisjes tradicionale të kombësisë miao, thotë:

"Sivjet paraqita një propozim. Shpresoj që sektorët përkatës do të krijojnë një qendër studimore të qëndisjes së kombësisë miao në provincën Guizhou, për të tërhequr më shumë të reja në sektorin e qëndisjes së kombësisë miao dhe për të shtuar zhvillimin e këtij sektori, të cilit i nevojitet pjesëmarrja e më shumë personave me njohuri dhe aftësi."

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të vajzave dhe grave janë simbolet e rëndësishme të përparimit të kauzës së të drejtave të njeriut në Kinë. Kina ka krijuar një sistem ligjor me mbi 100 ligje e rregulla që mbrojnë në përgjithësi interesat e grave. Në "Planin e 14-të pesëvjeçar" dhe Objektivat Afatgjata deri në vitin 2035, është propozuar se duhet të zbatohen thellësisht objektivat e zhvillimit të grave, të përmirësohet vazhdimisht mjedisi i zhvillimit të tyre, të nxitet barazia e grave në ushtrimin e të drejtave të tyre sipas ligjit, pjesëmarrja në zhvillimet ekonomike e shoqërore dhe ndarja e fryteve të zhvillimit.

Profesorja në Shkollën e Historisë dhe Kulturës të Universitetit Minzu të Kinës Meng Man shprehet:

"Përqindja e grave kineze që kanë kryer arsimin e lartë renditet në nivele shumë të larta botërore."

Një vajzë nga Shangai:

"Vajzat e brezit tim janë më të guximshme. Ato duan të shfaqin fuqinë e tyre. Ato dëshirojnë të shprehin zërin e tyre."

Me guximin e luftimit dhe rastet e krijimit të jetës së bukur, qindra milionë gra e vajza kineze gëzojnë mundësitë e realizimit të ëndrrave të tyre, duke punuar me zell dhe duke dhënë kontribut me forcat e tyre për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror me cilësi të lartë. (Xu Guang)