博物馆---[bó wù guǎn]---Muze
Si projekt i rëndësishëm për të festuar 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe, të dielën u hap zyrtarisht Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut.
Foto:VCG
Ky muze përmban më shumë se 900 koleksione të përzgjedhura nga koleksionet e Muzeut të Pallatit të Dimrit në Pekin, duke përfshirë 166 relikte kulturore kombëtare të klasit të parë. Këto koleksione do të shpërfaqin para publikut historinë e gjatë dhe kulturën e shkëlqyer të Kinës. Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen tha:
"Ky muze në Hong-Kong u ndërtua brenda pesë vjetësh. Muzeu i Pallatit të Dimrit i Pekinit ka dërguar mbi 900 thesare, shumë prej të cilave janë thesare kombëtare, me qëllim që qytetarët e Hong-Kongut të njohin bukurinë e kulturës dhe artit kinez. Kjo është një mundësi shumë e rrallë. Jemi shumë mirënjohës për dashurinë e atdheut për qytetarët hongkongas."
Banori i Hong-Kongut Zhang Ruojing, që erdhi për vizitë këtë muze, tha:
"Mendoj se është shumë mirë. Ekspozimi i thesareve të Pallatit të Dimrit të Pekinit këtu në Hong-Kong është një ngjarje e madhe. Sidomos pashë që në katin e sipërm artistët hongkongas kanë interpretuar gjërat e lashta dhe moderne. Mendoj se është një gjë mjaft mirë. Sot përfitova shumë."
Foto:VCG
Shumë banorë hongkongas që vizituan muzeun, u shprehën se në këtë mënyrë, mund të njohin më mirë historinë kineze.
Vizitori Bai Yingzi tha: "Ekspozita është shumë e bukur. Është një gjë e mirë që kemi këtë muze në Hong-Kong. Kam qenë në Muzeun e Pallatit në Pekin dhe Tajvan dhe jam shumë i kënaqur që edhe Hong-Kongu ka një të tillë tani dhe është bërë pjesë e artit të Pallatit të Dimrit. Ia kalova mirë këtu, shumë mirë. "
Mësohet se, përveç koleksioneve nga Pekini, Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut do të ekspozojë edhe koleksione të njohura botërore, si nga Luvri i Francës etj., për të nxitur shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe botës. Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen u shpreh:
"Në sallat e tjera do të ekspozojmë koleksione nga muzetë e vendeve të ndryshme, si p. sh. koleksionet nga Luvri i Francës. Vendosja e relikteve të njohura të Kinës me ato të vendeve të tjera nxit komunikimin dhe mësimin e ndërsjellë dhe do të jetë në favor të shkëmbimeve artistike.
Foto:VCG
Mësohet se deri tani janë shitur ose rezervuar rreth 100 mijë bileta të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut. Biletat për korrikun janë shitur mbi 70 % dhe biletat për ekspozitat e posaçme afro 90 %. Përveç kësaj, të gjitha vendet e hyrjes falas të mërkurave në korrik janë rezervuar plotësisht, duke përfshirë rreth 11 000 bileta falas.