发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

“Nisma e Zhvillimit Global e përmendur nga presidenti Xi Jinping në fjalimin e tij ka ofruar zgjidhje për krizën globale që po përballojmë tani.” Kështu u shpreh zv.kryeredaktori i gazetës egjiptiane “Al-Ahram”, Tarek Elsonoty, lidhur me videofjalimin e presidentit kinez Xi Jinping në Forumin e 25-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën-Petërburgut. Elsonoty është i mendimit që ky fjalim ka treguar plotësisht qëndrimin e Kinës në mbrojtje të multilateralizmit dhe të vlerave të përbashkëta të njerëzimit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fjalimin e tij, Xi theksoi nevojën “për të nxitur zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global dhe për të krijuar bashkërisht një të ardhme të bukur me paqe dhe lulëzim”. Ai paraqiti katër propozime për veprime konkrete: krijimi i mjedisit pozitiv për zhvillimin, stimulimi i partneritetit, nxitja e globalizimit ekonomik dhe këmbëngulja për zhvillimin inovativ. Ky projekt kinez ka ofruar qartë një drejtim për bashkësinë ndërkombëtare për një zhvillim më të barabartë, më të vazhdueshëm e më të sigurt dhe është “rimobilizimi” i Kinës për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin global.

Nisma e Zhvillimit Global është paraqitur nga Xi Jinping-u në shtator 2021. Ajo përshtatet me shpresat e palëve për shpejtimin e mëkëmbjes pas shpërthimit të epidemisë dhe është përkrahur nga OKB-ja e mbi 100 vende të botës, duke u vlerësuar si “përshpejtues” i realizimit të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

Tani epidemia e COVID-19 ende po sjell probleme në botë, konflikti Rusi-Ukrainë po shton tensionet ndërkombëtare dhe sanksionet e ShBA-së dhe të vendeve të tjera perëndimore ndaj Rusisë po shkaktojnë goditje të rëndë ndaj zinxhirit global industrial e të furnizimit dhe sigurisë energjetike, financiare dhe ushqimore. Në rrethanat e ndërlikuara dhe përpara sfidave të shumta, edhe Agjenda për Zhvillimin e Vazhdueshëm e OKB-së po përballet me sfida të mëdha.

Në këto kushte, presidenti Xi bëri thirrje “për të nxitur zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global”, duke paraqitur propozime konkrete. Ky është reagim ndaj pritshmërive urgjente të njerëzve për zhvillim të përbashkët, duke e ndihmuar nismën të luajë rolin e “përshpejtuesit”, dhe do të ofrojë gjallëri për mëkëmbjen e vendeve në zhvillim pas shpërthimit epidemik.

Katër propozimet e kryetarit të shtetit të Kinës janë fokusuar në problemet që pengojnë zhvillimin global, duke ofruar një program më të hollësishëm për zgjidhjen e problemit të mosbalancimit në zhvillim dhe duke forcuar besimin e bashkësisë ndërkombëtare për nxitjen e zhvillimit global.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekonomisti brazilian Ronnie Lins u shpreh: “Presidenti Xi e ka theksuar shpeshherë që të gjitha vendet duhet të përballojnë bashkë sfidat e mëdha të epokës tonë. Vetëm kur të kuptohet kjo dhe të përballohen drejtpërdrejt këto sfida, ne do të kemi një botë me më pak mosbarazi shoqërore”.

Vitin e kaluar, për të promovuar zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, Kina ka punuar shumë për të ndërlidhur bashkëpunimin në fushat kryesore, nevojat e zhvillimit dhe mekanizmat e bashkëpunimit me vendet e tjera të botës, duke i ofruar ndërkohë raste të reja botës me zhvillimin e vet të ri. Sot, megjithëse ka sfida si epidemia e COVID-19, baza e elasticitetit, potencialit të zhvillimit dhe përmirësimit afatgjatë të ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar.

“Kina do të vazhdojë të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë, do të zgjerojë në mënyrë të vendosur hapjen e nivelit të lartë dhe do të nxitë ndërtimin e ‘Një brez, një rrugë’ me cilësi të lartë”. Zëri i Kinës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën-Petërburgut tregon që, për zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, Kina jo vetëm ofron propozime, por edhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprime praktike. (Jiang Lei)