文化---[wén huà]---Kulturë
Foto: Pamje simbol të Pekinit /CFP
Me 56 trashëgimi botërore të përfshira në listën e UNESCO-s, Kina ka burime të pasura të trashëgimisë botërore kulturore, natyrore e të përziera.
Foto: Pjesa Jinshanling e Murit të Madh është listuar si trashëgimi kulturore botërore më 1987/CFP
Mbi 6 200 veprimtari që promovojnë dhe shfaqin trashëgiminë kulturore jomateriale të Kinës janë zhvilluar për festimin e Ditës së Trashëgimive Kulturore dhe Natyrore, që bie të shtunën e dytë të qershorit të çdo viti.
Aktivitetet e këtij viti, me prani fizike ose në internet, ndërthurën ekspozimin dhe marketingun, duke paraqitur arritjet e Kinës në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimive kulturore jomateriale dhe afrimin e tyre në jetën e përditshme të njerëzve, veçanërisht të të rinjve, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit i Kinës Hu Heping në ceremoninë e hapjes.
Jinshanling, i listuar si trashëgimi kulturore botërore si pjesë e Murit të Madh në vitin 1987, u hap falas për të gjithë vizitorët më 11 qershor. Ai ndodhet në pikëtakimin e distriktit Miyun të Pekinit e qytezës Luanping të provincës Hebei dhe me pamjet e veta të bukura, vlerësohet si parajsë për alpinistët.
Rrënojat arkeologjike të qytetit Liangzhu u regjistruan si vend kulturor në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Kërkimi për Portën e Qytetit të Lashtë Liangzhu është bërë pjesë e veprimtarive kremtuese. Në ditën e trashëgimisë kulturore, vizitorët që mbarojnë detyrën mund të provojnë falas gdhendje në gur nefriti.
Foto: Fshatrat e lashta Xidi dhe Hongcun në Anhui janë listuar si trashëgimi botërore në vitin 2000/CFP
Shpellat e Longmen-it, Qyteti i Lashtë Pingyao, Fshatrat e Lashta në Anhui-n Jugor Xidi e Hongcun dhe vende të tjera të trashëgimisë kulturore kanë organizuar veprimtari në internet ose me prani konkrete për këtë ditë.
Krahas kësaj, do të fillojnë edhe dy veprimtari nënshkrimi, një ekspozitë artesh pamore dhe një festë blerjesh. Më shumë se 2300 episode dokumentarësh dhe videosh për trashëgimitë kulturore jomateriale do të shfaqen në internet dhe mbi 7 500 dyqane, duke përfshirë 1 480 nga 334 konte të nxjerra nga varfëria, do të bashkohen në festën e blerjeve.
(Jiang Lei)