谎言---[huǎng yán]---gënjeshtër
“Xinjiang-u s’ka probleme. Për këtë të gjithë ne jemi shumë të qartë. Por sulmimi i Xinjiang-ut me anë të punës së detyruar, gjenocidit dhe të drejtave të njeriut është një metodë efikase ‘për ta fundosur në baltë’ qeverinë kineze.” Këto fjalë të ish-diplomatëve amerikanë në Kinë, që u demaskuan ditët e fundit nga mediat, rifreskuan njohurinë e njerëzve për vijën fundore të disa amerikanëve.
Sipas njoftimeve, për të siguruar përkrahjen e kompanive amerikane, në një koktej të brendshëm në vitin 2021, krerët e atëhershëm të çështjeve politike e ekonomike të konsullatës së ShBA-së në Guangzhou, Sheila Carey dhe Andrew Chira, shpjeguan plotësisht komplotin e ShBA-së mbi Xinjiang-un. Shumë nga të pranishmit prej qarqeve të biznesit u shprehën në mënyrë jo të hapur se ky plan është i paarsyeshëm, duke shtruar pyetjen se si ka mundësi që fabrikimi i gënjeshtrave mbi Xinjiang-un do t’u sjellë ndonjë të mirë?
Në tetor 2021, sezoni i mbledhjes së pambukut në Xinjiang/ VCG
Për opinionin, nuk do të ishte diçka e papritur nëse ky lajm do të ishtë i vërtetë, sepse nuk është hera e parë që pala amerikane “tregon të vërtetën”, komentohet në një artikull të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Për shembull në vitin 2018, ish-koloneli amerikan Lawrence Wilkerson tha haptazi në një forum të organizuar në një shkollë të lartë se ShBA-ja e ka synuar Xinjiang-un për një kohë të gjatë dhe që, nëse ShBA-ja dëshiron ta prishë stabilitetin e Kinës, duhet të fabrikojë trazira në Xinjiang dhe të nxitë ujgurët të krijojnë trazira në Kinë nga brenda.
Një shprehje perëndimore thotë se, për të mbuluar një gënjeshtër, duhen fabrikuar njëqind gënjeshtra të tjera. Por asnjë gënjeshtër nuk mund të mohojë faktin e stabilitetit e lulëzimit të shoqërisë së Xinjiang-ut dhe të jetës së lumtur e punës së qëndrueshme të banorëve të tij.
Të marrim si shembull punësimin në këtë rajon. Aktualisht në Xinjiang ka ardhur sezoni turistik. Gjatë pushimeve të Festës së Varkës së Dragoit, që sapo kaloi, pronari i një bujtine, Dulikon Nur, që banon në rajonin Aksu në pjesën jugore të Xinjiang-ut, tha i emocionuar: “Bujtinën e kam hapur prej më shumë se një muaji. Nga mëngjesi deri tani kam shitur mbi 200 juanë (afro 30 dollarë) petulla. Jam i kënaqur me jetën e tanishme, si edhe me të ardhurat.”
Nga turizmi, Dulikon Nur dhe banorë të tjerë të fshatit jetojnë gjithnjë e më mirë dhe kjo është një pasqyrë e jetës së lumtur të banorëve të Xinjiang-ut.
Gratë që punojnë në një restorant në Aksu të pjesës jugore të Xinjiang-ut/ VCG
Shumë prej këtyre banorëve vënë në dukje se po e krijojnë jetën e mirë nëpërmjet punës së vet. “Prandaj, përse ka nevojë për punë të detyruar?” pyesin ata. Pala amerikane fabrikon gënjeshtra vetëm për të frenuar ekonominë e Xinjiang-ut nga ana e zinxhirit industrial dhe të furnizimit, që të pengojë procesin e modernizimit të shoqërisë dhe ekonomisë në këtë rajon.
Shumë njerëz pyesin se përse ShBA-ja, e cila shpërtheu “luftën antiterroriste” që ka shkaktuar viktima të panumërta myslimane, tregon vëmendje vetëm për myslimanët në Xinjiang. Politikanët amerikanë duhet të shpjegojnë si duhet gënjeshtrat e tyre të shumta për Xinjiang-un, përfundon komenti i CMG-së.