发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Kina do të zgjerojë dhe thellojë në mënyrë të palëkundur hapjen në një nivel më të lartë dhe është e gatshme të ndajë përfitimet e zhvillimit me vendet ishullore të Paqësorit. Kështu tha të dielën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Forumit të Ishujve të Paqësorit Henry Puna, në kryeqytetin e Fixhit Suva.

foto nga VCG

foto nga VCG

Fixhi është ndalesa e katërt e turneut 10-ditor të kryediplomatit kinez, pas Ishujve Solomon, Kiribatit dhe Samoas. Wang ndodhet për një vizitë zyrtare në Fixhi, ku do të kryesojë edhe Mbledhjen e dytë të Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit.


foto nga VCG

foto nga VCG

Wang Yi tha se Forumi i Ishujve të Paqësorit është organizata ndërqeveritare më përfaqësuese në rajonin e Paqësorit Jugor, duke shtuar se Kina është e gatshme të rrisë më tej dialogun dhe besimin e ndërsjellë me sekretariatin e Forumit dhe të shtojë bashkëpunimin.

Kina mbështet vendet e rajonit të çojnë përpara Strategjinë për Kontinentin Blu të Paqësorit 2050 dhe është e gatshme të eksplorojë perspektivat e bashkëpunimit në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit detar dhe tregtia elektronike, bëri të ditur ai.

Ekonomia kineze është plot gjallëri dhe shpërthimet sporadike të COVID-19 nuk do të ndalojnë zhvillimin e saj. Kina mirëpret hyrjen e më shumë produkteve me cilësi të lartë nga vendet ishullore në tregun e saj, tha ai.

Wang shtoi se turneu i tij në Paqësorin Jugor ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe të shkëmbimeve miqësore me vendet ishullore të Paqësorit, duke e quajtur atë një "turne paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi".

Kina do të vazhdojë të forcojë lidhjet me vendet ishullore të Paqësorit duke ndjekur parimet e respektit të ndërsjellë, trajtimit të barabartë, bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe hapjes e përfshirjes.

Kina është gjithashtu e gatshme të kryejë më shumë bashkëpunim me palët e treta me të gjitha vendet – veçanërisht ato me ndikim tradicional në rajon – për të ndihmuar vendet ishullore të Paqësorit të përshpejtojnë zhvillimin dhe rigjallërimin, theksoi Wang Yi.

Nga ana e tij, sekretari e përgjithshëm i Forumit të Ishujve të Paqësorit Henry Puna tha se Kina është një partner i rëndësishëm dialogu dhe zhvillimi i vendeve ishullore të Paqësorit, duke përshëndetur "kontributin e saj të domosdoshëm" në zhvillimin e tyre.

Ai shprehu shpresën se vendet ishullore të Paqësorit do të zgjerojnë bashkëpunimin me Kinën në fusha të tilla si ekonomia dhe tregtia, arsimi dhe ekonomia blu, duke shfrytëzuar mundësitë që sjell zhvillimi i Kinës dhe duke realizuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të larmishëm.

Të dy palët shkëmbyen pikëpamje edhe mbi përpjekjet për të trajtuar ndryshimin e klimës.