战略---[zhàn lüè]---Strategjia


Strategjia e ShBA-së për Indo-Paqësorin po shkakton gjithnjë e më shumë vigjilencë dhe shqetësim në botë, veçanërisht në mesin e vendeve të rajonit të Azi-Paqësorit. Kështu theksoi këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një konference të përbashkët shtypi të dielën me ministrin e Jashtëm pakistanez Bilawal Bhutto-Zardari në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden do të njoftojë një nismë të re rajonale, Kornizën Ekonomike të Indo-Paqësorit (IPEF), gjatë vizitës së tij në Japoni.

Kjo strategji synon të zhbëjë arkitekturën e bashkëpunimit që ka mirëfunksionuar në rajon, si edhe arritjet dhe prirjen e zhvillimit paqësor të siguruara me përpjekjet e bashkërenduara të të gjitha vendeve të rajonit gjatë dekadave të fundit, u shpreh Wang Yi.

Duke vënë në dukje se prirja e kohës në rajonin e Azi-Paqësorit është nxitja e integrimit rajonal dhe krijimi i një bashkësie me një të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit, kryediplomati kinez theksoi se

Foto:VCG

Foto:VCG

Azi-Paqësori ka ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme. PBB-ja e rajonit është rritur 6.3 për qind vitin e kaluar me gjithë ndikimin e pandemisë së COVID-19.

Strategjia e Indo-Paqësorit e sajuar nga ShBA-ja quhet "liri dhe hapje", por është e prirur për të formuar klika; ajo pretendon të "ndryshojë mjedisin rrethues të Kinës" në një përpjekje për të penguar Kinën, tha ministri.

Faktet do të vërtetojnë se e ashtuquajtura “strategji e Indo-Paqësorit” është në thelb një strategji për të krijuar ndarje, për të nxitur kundërvënie e për të minuar paqen, shtoi ai.

Wang Yi theksoi se, ashtu si vendet e tjera të rajonit, Kina i mirëpret nismat për forcimin e bashkëpunimit rajonal, por kundërshton përpjekjet për të krijuar ndarje dhe kundërvënie.

Në cilën kategori bën pjesë Korniza Ekonomike e Indo-Paqësorit e ShBA-së, pyeti ai.

Foto:VCG

Foto:VCG

Nismat duhet të promovojnë tregtinë e lirë dhe jo të përfshihen në proteksionizëm të maskuar, tha kreu i diplomacisë kineze, duke shtuar se Azia është një rajon që ka një shkallë të lartë miratimi të globalizimit e të tregtisë së lirë dhe ka pasur arritje të jashtëzakonshme.

Në përputhje me rregullat e OBT-së, ka nisur zbatimi i marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) dhe është ngritur një platformë bashkëpunimi rajonal me ASEAN-in në qendër. Të gjitha këto kanë nxitur ndjeshëm liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve rajonale, tha ai.

Nismat duhet të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike botërore e jo të dëmtojnë qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial; duhet të promovojnë hapjen dhe bashkëpunimin e jo të krijojnë përballje gjeopolitike, shtoi Wang Yi.

Sipas tij, Kina mbron, nxit e përkrah bashkëpunimin në rajonin Azi-Paqësor dhe nuk ka interesa gjeopolitikë vetjakë, por vetëm sinqeritet për solidaritet dhe bashkëpunim.

Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e shumicës së vendeve të rajonit dhe interesat e saj janë të ndërthurur thellë me ato të vendeve të tjera rajonale, tha Wang Yi.

Tregu i madh i Kinës prej 1.4 miliardë banorësh do të vazhdojë të hapet plotësisht ndaj këtyre vendeve dhe rruga e përfitimeve të ndërsjella do të zgjerohet më tej, shtoi ai.