英国---[yīng guó]---Britania

Të shtunën u shpallën rezultatet e zgjedhjeve vendore në Irlandën e Veriut të Mbretërisë e Bashkuar. Partia “Sinn Féin”, që mbështet largimin e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar, fitoi numrin më të madh të vendeve, duke u bërë partia e parë nacionaliste që kontrollon parlamentin e Irlandës së Veriut në 101 vjet. Zv.kryetarja e “Sinn Fein”-it, Michelle O'Neill, pritet të bëhet ministrja e parë e Irlandës së Veriut. O'Neill ka theksuar se nevojitet të diskutohet “nëse Irlanda e Veriut duhet të integrohet me Irlandën”. Ndërsa kryetarja e kësaj partie Mary Lou McDonald u shpreh gjatë një interviste se duhet të përgatitet referendumi për bashkimin me Irlandën, që planifikohet të mbahet “brenda një kornize 5-vjeçare”. Sipas disa ekspertëve, fitorja e partisë “Sinn Féin” i shtoi probleme të reja qeverisë britanike, që tani përballet me shumë sfida të tjera, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Çështja e Irlandës së Veriut është një problem i ndërlikuar historik i mbetur nga kolonializmi britanik, që është ndërthurur edhe me faktorë fetarë, duke shkaktuar një konflikt të gjatë. Në vitin 1998, qeveria britanike dhe qeveria irlandeze, si edhe palët e përfshira të Irlandës së Veriut, nënshkruan marrëshjen e paqes, por ka ende mosmarrëveshje ndërmjet partive probritanike dhe partive që mbështetin pavarësinë për çështje të tilla si ndarja e pushtetit.

Pas referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për largimin nga BE-ja në vitin 2016, Irlanda e Veriut ka qenë fokusi i mosmarrëveshjeve tregtare ndërmjet Londrës dhe Brukselit. Irlanda e Veriut mbeti në tregun e përbashkët evropian dhe në bashkimin doganor të BE-së, për të parandaluar një "kufi të fortë" tokësor në ishullin e Irlandës. Për kjo shkaktoi vendosjen e pikave të kontrollit ndërmjet Irlandës së Veriut dhe ishullit të Britanisë së Madhe, gjë që ka intensifikuar konfliktet ndërmjet partive probritanike dhe partive pro pavarësisë. Në janarin e sivjetshëm, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja zhvilluan raundin e parë të bisedimeve mbi Protokollin e Irlandës së Veriut, por deri tani nuk është arritur përparim. Sipas analizës, humbja e Partisë Unioniste Demokratike probritanike ka ardhur për shkak të performancës të dobët në çështjen e "Brexit"-it dhe marrëveshjes tregtare lidhur me Irlandën e Veriut.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

“Sinn Féin”-i, që u themelua në vitin 1905, mbështet gjithmonë largimin e Irlandës së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar për të krijuar një Irlandë të bashkuar. Sipas analizës së “Reuters”-it, pavarësisht se fitorja e kësaj partie nuk do të thotë do të ketë një referendum për largimin e Irlandës së Veriut brenda një kohe të shkurtër, ajo ka një domethënie të madhe, pasi simbolizon përfundimin e pozitave udhëheqëse të partive probritanike në Irlandën e Veriut gjatë afro një shekulli. Ministrja e parë skoceze Nicola Sturgeon, që nxit largimin e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, e përgëzoi “Sinn Féin”-in në medien sociale, duke e vlerësuar fitoren e kësaj partie si një rezultat vërtet historik. Sipas disa analistëve, ndikimet i “Brexit”-it do të vijojnë në disa vjetët e ardhshëm.

Për qeverinë britanike, ndryshimet politike në Irlandën e Veriut janë një ndër sfidat që duhet të përballojë. Pas shpërthimit të pandemisë, performanca negative e qeverisë britanike kundër epidemisë është kritikuar rëndë.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Përveç kësaj, ekonomia britanike po ndesh vështirësi, për shkak të pandemisë, mungesës të zinxhirit të furnizimit e të forcës punëtore të shkaktuar nga “Brexit”-i, rritjes së çmimit të energjisë etj.

Përballë këtyre sfidave, udhëheqësit britanikë nuk mendojnë si t’i zgjidhin ato, por përpiqen t’i transferojnë konfliktet e brendshme duke mbajtur qëndrime të forta ndaj vendeve të tjera, thekson komenti i CMG-së. Mbretëria e Bashkuar bashkëpunon me ShBA-në duke zbatuar të ashtuquajturën "Strategji të Indo-Paqësorit", inkurajon “zgjerimin global” të NATO-s, vendos sanksione mbi Rusinë për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës. Disa politikanë britanikë po kryejnë veprime të rrezikshme për të maskuar paaftësinë dhe dështimin e qeverisjes së punëve të brendshme, e mbyll komentin e vet CMG-ja. (Li Huailiang/Artan)