地铁--[dì tiě]---metro

Transporti publik i Shangait është ndalur gjatë menaxhimit të mbyllur të qytetit, me përjashtim të dy linjave të metrosë. Për të siguruar funksionimin e mbarë të tyre, anëtarët e stafit kanë punuar nën tokë për mbi një muaj.

CGTN

CGTN

Ji Gucheng-u është menaxheri në detyrë në stacionin "Bulevardi i Shekullit" në Zonën e Re "Pudong" të Shangait, ku linja 6 ende është në funksionim.

Ai tregoi për CGTN-in se puna e tij ka qenë shumë e vetmuar në muajin e kaluar. Stacioni "Bulevardi i Shekullit" ka transferime në katër linja. Në kohë normale, afro 600 000 udhëtarë lëvizin nëpër këtë stacion gjatë ditëve të javës, por tani ky stacion është pothuajse i zbrazët, me vetëm 100 udhëtarë çdo ditë.

Shumica e udhëtarëve në këtë metro janë të moshuar, që shkojnë në spitalet e afërta, rrëfen Ji Gucheng-u.

"Disa të moshuar duhet të bëjnë hemodializë dhe janë në karrige me rrota. Prandaj duhet të përdorim ashensor për ta për t'i çuar në metro," tha Ji. "Ka edhe disa të tjerë që vijnë nga stacioni hekurudhor ose shkojnë për në stacion, por nuk janë në dijeni të gjendjes së tanishme në Shangai."

Pavarësisht rënies së madhe të fluksit të udhëtarëve, Ji dhe tetë kolegët e tij kanë punuar dhe qëndruar nën tokë për mbi një muaj.

Më parë, mbi 20 anëtarë të stafit punonin në stacionin "Bulevardi i Shekullit". Por, për shkak të numrit të kufizuar të punonjësve tani, Ji duhet të jetë në punë gjatë gjithë kohës.

Ai fle tani në dhomën e stacionit. "Ne jemi në detyrë 24 orë në ditë, meqenëse jemi në gatishmëri për linjat e tjera të metrosë," tha Ji.

VCG

VCG

Shangai ka sistemin e metrosë më të gjatë në botë me 20 linja në mbarë qytetin, disa prej të cilave shkojnë edhe në provincat e afërta. Fluksi ditor i udhëtarëve arriti në afro 9.8 milionë në vitin 2021.

Vetëm dy linja, 6 dhe 16, janë në funksionim tani.

"Është hera e parë jo vetëm për mua, por edhe për metronë e Shangait që jemi në një gjendje të tillë ndalimi, dhe kolegët e mi e unë qëndrojmë nën tokë për një kohë aq të gjatë. Nuk kam dëgjuar që një sistem metroje aq i sofistikuar sa ai i Shangait, të pezullojë menjëherë të gjithë transportin," tha Ji.

"Unë dëshiroj që stacioni ynë të kthehet në normalitet sa më shpejt. Shpresoj që udhëtarët të shkojnë dhe vijnë si në kohët e kaluara, që do të jetë një sinjal që shpërthimi po zbutet," shtoi ai.

Dëshira e tij mund të realizohet shumë shpejt. Megjithëse shumica e Shangait ndodhet ende nën menaxhim të mbyllur, rastet e përditshme vazhdojnë të jenë në rënie.

Të shtunën, 6 distrikte të Shangait nuk raportuan asnjë rast transmetimi në komunitet.

Atë ditë u raportuan 788 raste të konfirmuara transmetimi me burim të brendshëm dhe 7 084 bartës asimptomatikë.

Infektimet vendore ditore në Shangai arritën kulmin më 13 prill, me 27 605 raste, dhe që nga ajo ditë filloi rënia e numrit të rasteve, u shprehën zyrtarët vendorë në një konferencë shtypi të dielën.(Xu Guang)