欧洲---[ōu zhōu]---Evropë


Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti Emmanuel Macron ka fituar një mandat të ri në krye të Presidencës franceze. Si një vend kyç, Franca është një forcë e rëndësishme për nxitjen e integrimit evropian dhe për zbatimin e strategjisë autonome. Në sfondin kur në Evropë ka luftë, fitorja e Macron-it ka tërhequr vëmendje të madhe. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha: "Në këtë periudhë të trazuar, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik."

Pavarësia është një traditë e diplomacisë franceze, theksohet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Në mandatin e parë, Macron-i u përpoq për forcimin e strategjisë autonome të Francës dhe të Evropës, për të pakësuar mbështetjen e tyre nga disa vende aleate.

Në programin e vet zgjedhor këtë herë, Makron-i u shpreh se do të vazhdojë politikën e mandatit të parë dhe do të krijojë një Francë më të pavarur. Me këtë ai fitoi mbështejtje, por pas fitores përballet edhe me sfida, një prej të cilave është se si duhet të trajtohen mosmarrëveshjet me ShBA-në për problemin e Ukrainës.

Foto: VCG

Foto: VCG

Konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është kriza më e rëndë me të cilën përballet Evropa që pas Luftës së Dytë Botërore dhe një zgjidhje e këtij konflikti nëpërmjet bisedimeve përputhet me interesat e Evropës. Macron-i e ka theksuar shumë herë se nuk duhet lejuar që situata të përshkallëzohet. Por, me shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë, efekti i bumerangut është bërë gjithnjë e më i dukshëm. Në mars në Eurozonë norma e inflacionit arriti rekord, ndërsa çmimet e ushqimeve e të energjisë vijojnë të rriten.

Në Qipro fotografi i ri Christopher Ruo nuk nget makinën për të kursyer paratë e karburantit. Në Greqi, kostoja e plehrave për fermerët pothuajse është dyfishuar. Në Francë, çmimet e gazit natyror janë rritur tre deri në pesë herë krahasuar me disa muaj më parë dhe disa fabrika kimike janë detyruar të mbyllen. Në Gjermani, njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të energjisë.

Këto tregojnë se Evropa është bërë viktima më e madhe e konfliktit ndërmjet Rusisë e Ukrainës. Ndërsa ShBA-ja fiton shumë: përveçse fiton shumë para dhe godet Rusinë, forcon edhe varësinë e Europës ndaj saj.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas gazetës amerikane "The Hill", sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet L. Yellen ka thënë të vërtetën: embargoja gjithëpërfshirëse e BE-së ndaj energjisë ruse mund të mos dëmtojë ekonominë ruse, ndërsa pasojat do të përballohen nga Evropa.

Në fakt, Evropa shpesh pëson "goditje pas shpine", thuhet në komentin e Grupit Mediatik të Kinës. Nga përdorimi i të ashtuquajturit "juridiksion i krahut të gjatë" për të shtypur kompanitë evropiane te vendosja e tarifave ndaj produkteve evropiane në emër të "sigurisë kombëtare" dhe tërheqja e njëanshme e trupave nga Afganistani pa u thënë aleatëve, të gjitha këto e kanë vetëdijesuar Evropën se kur interesat evropiane janë në konflikt me ato amerikane, Shtetet e Bashkuara nuk ngurrojnë të braktisin aleatët e tyre. Për këtë arsye, zërat që kërkojnë që Evropa të shpëtojë nga varësia prej ShBA-së po forcohen. Muajin e kaluar, BE-ja publikoi planin "Busulla strategjike", ku propozohet që të krijohet një forcë ushtarake evropiane e pavarur nga NATO-ja dhe të krijohet korniza e sigurisë së Evropës.