数据---[shù jù]---të dhëna
Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të martën të dhënat ekonomike për janarin dhe shkurtin, sipas të cilave, në dy muajt e parë të këtij viti, ekonomia kombëtare kineze është mëkëmbur më mirë se parashikohej.
Foto:VCG
Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave e Kinës Fu Linghui vuri në dukje që, në janar dhe shkurt, shumë prej të dhënave ekonomike janë të mira. Prodhimi industrial ishte në rritje të shpejtë dhe vlera e shtuar industriale e të ashtuquajturave ndërmarrje mbi përmasa shënoi rritje me 7.5%; investimet në asetet fikse shënuan rritje me 12.2%; vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit me 6.7 %, 5 pikë përqindjeje më shumë se në dhjetorin e kaluar. Krahas kësaj, çmimet i konsumit në janar dhe shkurt patën rritje me 0.9 % në krahasim me një vit më parë dhe niveli i papunësisë urbane ishte 5.4%, duke qenë nën nivelin e parashikuar, çka tregon që ekonomia kombëtare ishte në një sferë të arsyeshme. Në fund të shkurtit, rezerva valutore ishte mbi 3.2 trilionë dollarë amerikanë dhe bilanci i pagesave mbeti në përgjithësi i ekuilibruar.
Rezultatet e ekonomisë kineze në fillim të këtij viti kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Rrjeti amerikan CNBC njoftoi që në janar dhe shkurt, shumë të dhëna ekonomike të Kinës, si konsumi, investimet dhe prodhimi industrial i kanë kaluar parashikimet e tregut. P. sh., shitja me pakicë e mallrave të konsumit pati rritje me 6.7 % krahasuar me një vit më parë, 3 % më shumë se parashikimi i mëparshëm, kurse rritja e investimeve në asetet fikse ishte 12.2%, 5 % më e lartë sesa ishte parashikuar më parë. Ndërkaq, vlera e shtuar industriale e ndërmarrjeve mbi përmasa është shtuar me 7.5 %, 3.9 % më shumë se niveli i parashikuar.
Agjencia e lajmeve “Bloomberg” vuri në dukje në një njoftim të saj që, edhe pse po përballon paqëndrueshmëri ndërkombëtare dhe luhatjet e pandemisës, të dhënat e fillimit të vitit 2022 tregojnë që ekonomia kineze ende ka një bazë të fortë zhvillimi.
Zëdhënësi Fu Linghui u shpreh që të dhënat në janar dhe shkurt tregojnë që treguesit kryesorë të prodhimit janë në mëkëmbje të dukshme dhe ekonomia kineze ndodhet në një gjendje pozitive rritjeje. Ndërkohë, me përhapjen e pandemisë, luhatjet e situatës ndërkombëtare dhe shtimin e konflikteve gjeopolitike, Kina po përballon një mjedis të jashtëm me më shumë paqartësi dhe paqëndrueshmëri. Mëkëmbja e ekonomisë kineze ende nuk është e balancuar dhe baza e mëkëmbjes ende nuk është mjaft e fortë. Fu vuri në dukje që, në fazën tjetër, do të zbatohen në mënyrë të gjithanshme planet e mbledhjes qendrore ekonomike dhe raportit të punës qeveritare, do të zbatohet parimi thelbësor për zhvillim në bazë të stabilizimit, do të vihet në jetë plotësisht dhe saktësisht koncepti i ri i zhvillimit, do të shpejtohet formimi i modelit të ri të zhvillimit dhe do të thellohen në mënyrë të gjithanshme politikat e reformës, hapjes e inovacionit, për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë dhe për të garantuar qarkullimin e qëndrueshëm ekonomik.
Foto:VCG
“Në përgjithësi, ekonomia në tremujorin e parë mund të vazhdojë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Edhe pse ka ende vështirësi dhe sfida, krahinat dhe sektorët e ndryshëm i kanë shtuar forcat për stabilizimin e rritjes, dhe qoftë në investime e konsum, qoftë në prodhimin industrial, ka pasur ndryshime pozitive. Në tremujorin e parë, kemi bazë dhe kushte pozitive për qarkullim të mirë ekonomik,” thotë Fu Linghui.
Po atë ditë, Banka Popullore e Kinës - banka qendrore kineze - publikoi një raport, ku thuhet që do të kryhen operacione të kredidhënies afatmesme me vlerë prej 200 miliardë juanësh, si edhe të marrëveshjeve të riblerjes me vlerë prej 10 miliardë juanësh, me interesa të pandryshuar. Kryestudiuesi i Bankës Minsheng, Wen Bin, vuri në dukje që banka qendrore po vazhdon të zbatojë politika stabilizuese monetare dhe po ruan likuiditetin e arsyeshëm dhe të plotë në treg me këto masa të përbashkëta. Në të ardhmen, duhet të ruhet vendosmëria strategjike dhe të forcohen rregullimet përkatëse. (Jiang Lei)