增长---[zēng zhǎng]---rritje

Në raportin e punës të qeverisë kineze për vitin 2022, objektivi i rritjes së GDP-së është caktuar në rreth 5.5% dhe i rritjes së çmimeve të konsumit në rreth 3%, duke pasur si synim që rritja ekonomike të përputhet me rritjen e të ardhurave të qytetarëve. Lidhur me këtë, ekspertët u shprehën që rritja ekonomike me 5.5% nuk është një objektiv as agresiv, as konservator, por është një sinjal aktiv.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në aktivitetin “Biseda mujore ekonomike” të organizuar të hënën nga Qendra e Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare e Kinës, zv.drejtori i kësaj qendre dhe zv.kryetari i komisionit ekonomik pranë Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yang Weimin, e përshkruan rritjen 5.5% si një objektiv të bazuar te realiteti.

“Në raportin e punës së qeverisë nuk ka ndonjë kapitull të posaçëm mbi politikat makroekonomike, por ato janë përfshirë në objektivat e qeverisë. Së pari, është theksuar që politikat makroekonomike duhet të jenë të qëndrueshme dhe politikat mikroekonomike duhet të jenë aktive. Së dyti, janë shtjelluar në mënyrë të përgjithshme drejtimet bazë të politikave financiare, monetare dhe të punësimit. Së treti, janë trajtuar posaçërisht kërkesat për parandalimin epidemik në mënyrë më të saktë dhe më shkencore. Për objektivin 5.5%, mbase paqartësia më e madhe është pandemia, brenda e jashtë vendit,” thotë Yang Weimin.

Në raportin e punës është propozuar që të ulet kostoja e prodhimit të ndërmarrjeve dhe të nxitet ulja e tarifave në platformat kryesore. Zv.drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës dhe përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës Han Yongwen u shpreh që në procesin e shqyrtimeve të sesionit të 5-të të AKP-së së 13-të, këto përmbajtje janë propozuar nga përfaqësuesit e qarqeve të biznesit të vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Në procesin e shqyrtimeve, shumë përfaqësues të biznesit kanë propozuar që qeveria qendrore duhet të japë mbështetje për ekonominë reale, veçanërisht nëpërmjet stimujve fiskalë për ndërmarrjet e prodhimit, duke shpresuar që një mbështetje e tillë të zgjerohet në sektorin e tregtisë, duke shtuar mbështetjen për këtë sektor. Po të shohim ndikimet e pandemisë në këta dy vjet, sektorët si tregtia, ofrimi i ushqimit, hoteleria, turizmi, si edhe transporti i udhëtarëve, kanë pësuar ndikime më të rënda se sektori i prodhimit. Këta dy vjet, qeveria qendrore ka hartuar politika favorizuese tatimore për sektorin e prodhimit, me synim që të stabilizohet ekonomia reale dhe të nxitet zhvillimi i prodhimit. Për këtë arsye, ata kanë propozuar që këtë vit, duhet të hartohen politikat mbështetëse për këta sektorë,” thotë Han Yongwen.

Zv.drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës dhe anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Wang Yiming, vuri në dukje që, në procesin e studimit, ai ka vënë re elasticitetin e papritur të ekonomisë kineze. Wang u shpreh që Kina e ka përcaktuar objektivin e rritjes në rreth 5.5% sepse ka besim që do ta arrijë një gjë të tillë.

“Ende po përballojmë tre presione kryesore në fushën e kërkesës, ofertës dhe pritshmërive, si edhe presionet nga inflacioni i importuar dhe rreziqet financiare e ekonomike. Për këtë arsye, duhet të bëjmë përpjekje të mundimshme për realizimin e objektivit me rreth 5.5%. Prandaj, duhet të ketë më shumë politika mbështetëse, duhet të stimulohet iniciativa e të gjitha palëve dhe të ndërmerren veprime aktive, që t’i japim energji të re ekonomisë kineze,” theksoi ai.

(Jiang Lei)