外贸---[wài mào]---Tregtia e Jashtme

Në vitin 2021, tregtia e jashtme e Kinës arriti një vlerë prej 6.05 trilionë dollarësh amerikanë, duke realizuar një rritje vjetore prej 30 %, më e larta qysh nga viti 2010.

VCG

VCG

"Në vitin 2021, numri i vendeve që importuan mallrat e kompanisë sonë u dyfishua. Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara nga kompania jonë ishte 4.7 herë më shumë se në vitin 2020," u shpreh një menaxher i një kompanie të prodhimit të dronëve për bujqësinë në qytetin Guangzhou.

Vitin e kaluar, falë parandalimit e kontrollit të epidemisë dhe masave për garantimin e rritjes së qëndrueshme, kjo kompani pati rezultate shumë të mira ekonomike, ashtu si ndërmarrjet e tjera kineze të tregtisë së jashtme. Në dy muajt e parë të këtij viti, tregtia e jashtme e Kinës mbajti një prirje të qëndrueshme. Por disa analistë kanë parashikuar se në vitin 2022, vëllimi i import-eksportit të Kinës do të rritet në gjysmën e parë të vitit dhe do të ketë ulje në gjysmën e dytë. Epidemia është një ndër faktorët kyçë që ndikojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Kur u pyet për perspektivën e tregtisë së jashtme të Kinës këtë vit, ministri i Tregtisë së Jashtme Wang Wentao u shpreh hapur se Kina përballon një trysni shumë të madhe dhe sfida të ndërlikuara.

VCG

VCG

Por vijimi i politikës së hapjes, përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i mjedisit të biznesit dhe zinxhiri i plotë i furnizimit i Kinës i japin botës së jashtme besim te qëndrueshmëria e ekonomisë së Kinës. Në uebsajtin e rrjetit amerikan CNBC thuhet se, si ekonomia e dytë më e madhe në botë, ekonomia kineze do të vazhdojë të tregojë prirjen e rimëkëmbjes këtë vit, dhe tregtia e fortë e Kinës do të mbështetë ekonominë kineze. Në uebsajtin e gazetës filipinase "Manila Bulletin" vihet në dukje që potenciali i rritjes së importeve të Kinës do të vazhdojë. Në të ardhmen, vëllimi i importimit të produkteve dhe të shërbimeve nga Kina do të shtohet më tej, duke u ofruar ndërmarrjeve filipinase mundësi të mira.

Kompanitë kineze të tregtisë së jashtme kanë bërë përgatitje për përballimin e sfidave të këtij viti. Përgjegjësi i Ndërmarrjes së Tregtisë së Jashtme të Changxing-ut në provincën Zhejiang, Ma Shumei, thotë:

VCG

VCG

"Tani po propozojmë masa për ta stabilizuar tregtinë e jashtme, me qëllim që t’i kushtojmë kujdes të mëtejshëm cilësisë së produkteve, për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë së tregut në të ardhmen. Po bëjmë përparime në teknologjinë e prodhimit dhe kemi nxjerrë disa produktet e reja."

Edhe qeveria kineze ka zbatuar masat përkatëse për të përkrahur tregtinë e jashtme të Kinës. Ministri i Tregtisë së Jashtme i Kinës Wang Wentao tha:

"Kemi ndërmarrë masa financiare e sigurimi dhe kemi lehtësuar më tej procedurat e tregtisë së jashtme, për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla. Në të njëjtën kohë, po vëzhgojmë nga afër gjendjen e kërkesës së jashtme dhe të tregtisë së jashtme, po forcojmë mbikëqyrjen e paralajmërimin e hershëm dhe po nxitim bashkërendimin e të gjitha hallkave të zinxhirit industrial dhe atij të furnizimit. Po përkrahim gjithashtu krijimin dhe përmirësimin e rrjetit të magazinave jashtë vendit dhe po nxitim ndërtimin e platformave të logjistikës inteligjente jashtë vendit."

VCG

(Xu Guang)