经济---[jīng jì]---Ekonomi
"Në situatën e rritjes së shpejtë të faktorëve të papërcaktuar në botë, Kina është bërë një fortesë e rëndësishme për ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike botërore." Kështu shkruan në artikullin e tij Tom Fowdy, studiues britanik i politikës dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare. Buletini Statistikor i Ekonomisë Kombëtare dhe Zhvillimit Shoqëror i vitit 2021, që u publikua të hënën, e vërtetoi këtë opinion.
Në vitin 2021, ekonomia kineze realizoi një rritje ekonomike prej 8.1% në sfondin e presionit të brendshëm dhe të jashtëm, duke realizuar një rritje prej 8 % të PBB-së mesatare për frymë. Ky rezultat i ekonomisë së dytë më të madhe në botë i ka dhënë një energji të madhe pozitive ekonomisë botërore që po synon rimëkëmbjen.
Përveç rritjes së besimit, ekonomia kineze i ofron ekonomisë botërore edhe mbështetje reale. Në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze arriti në 17.7 trilionë dollarë amerikane, duke kontribuuar për afro 25 % të rritjes së ekonomisë botërore.
VCG
Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2021, vëllimi i import-eksportit të mallrave kineze arriti afro 6 trilionë dollarë amerikane, duke u rritur me 21.4 % dhe u renditur në vendin e parë të botës për pesë vjet me radhë. Kjo tregon se botës i nevojitet "Prodhuar në Kinë" dhe se banorët kinezë po blejnë shumë mallra të huaja, duke shtuar kërkesë.
Për kompanitë ndërkombëtare, tregu i Kinës ofron jo vetëm përfitime aktuale, por edhe mundësi në rritje për investime. Vitet e fundit, me pakësimin e kufizimeve për investimet e huaja, lehtësimin e mëtejshëm të investimeve dhe përmirësimin e pandërprerë të mjedisit të biznesit, Kina vazhdon të jetë një vend i parapëlqyer nga investitorët globalë. Në vitin 2021, vlera e përdorimit real të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Kinë arriti në 1.1 trilion juanë, duke u rritur 14.9 % në krahasim me një vit më parë. 61 mijë kompani të huaja bënë investimet e tyre të para në Kinë vitin e kaluar, 233 % më shumë se në 2020-n.
Vlen të përmendet se në vitin 2021 thellimi i bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" u ka ofruar vendeve pjesëmarrëse raste tregtie, investimesh dhe punësimi. Sipas të dhënave statistikore, vjet vlera e përgjithshme e vëllimit të import-eksportit mes Kinës dhe vendeve të nismës "Një brez, një rrugë" arriti në 11.6 trilionë juanë, duke u rritur 23.6 % krahasuar me 2020-n. Po gjatë kësaj periudhe numri i trenave të Hekurudhës Kinë-Evropë u shtua me 15 mijë, ose 22 %.
2021-shi është viti i parë i Planit të 14-të 5-vjeçar të Kinës. Falë faktorëve të tillë si parandalimi dhe kontrolli efektiv i epidemisë, hartimi i politikave të sakta dhe nxitja e qarkullimit të brendshëm dhe e qarkullimit të jashtëm, ekonomia kineze pati rezultate shumë të mira.
VCG
Në vitin 2022, perspektiva afatgjatë e qëndrueshmëria, potenciali dhe hapësira e madhe e zhvillimit të ekonomisë kineze nuk do të ndryshojnë. (Xu Guang)
VCG