团结---[tuán jié] --bashkim
Foto:VCG
"Këto janë Lojëra Olimpike unike në histori," tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Ky është vlerësim i njëjtë me atë që bëri KON-i para 14 vjetëve për Lojërat Olimpike Verore të Pekinit. Nga viti 2008 deri në vitin 2022, nga lojërat verore në lojërat dimërore, Kina është një ndjekëse dhe zbatuese e fortë e idealit olimpik, shprehet CMG-ja në një koment të sajin.
Foto:VCG
Pse Pekini, "qyteti i dy olimpiadave", pra i pari dhe i vetmi qytet deri tani që ka organizuar si olimpiadën verore, ashtu edhe atë dimërore, zhvilloi përsëri lojëra olimpike unike?
Së pari, Kina e mbajti premtimin për t'i dhënë botës lojëra të thjeshta, të sigurta e të mrekullueshme, dhe fryma olimpike "Më shpejt, më lart, më fort dhe të bashkuar" u shfaq më së miri në Pekin.
Gjatë 17 ditëve, në veprimtarinë e parë të madhe sportive ndërkombëtare të organizuar sipas afatit që pas shpërthimit të epidemisë, mbi 2800 sportistë nga 91 delegacione tejkaluan kufijtë e vetvetes dhe shënuan shumë rekorde. Kina, vendi mikpritës, arriti rezultate të mira, me 9 medalje ari, 4 argjendi dhe 2 bronzi, duke krijuar histori.
Foto:VCG
“Më shumë njerëz do të marrin pjesë në sportet e akullit dhe borës, që është edhe domethënia e lëvizjes olimpike.” Jashtë stadiumeve, objektivi për “pjesëmarrjen e 300 milionë vetave në sportet e akullit dhe borës” është arritur, duke e bërë Kinën një vend të madh të sporteve dimërore dhe, gjithashtu, duke hapur një epokë të re të sporteve dimërore globale. Sipas parashikimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, vlera e tregut e sektorit të sporteve dimërore të Kinës do të arrijë 150 miliardë dollarë në vitin 2025, gjë që do të sjellë një nxitje të madhe për sportet dimërore në mbarë botën.
Përveç kësaj, Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë nxitur edhe shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve të Lindjes e Perëndimit dhe kanë ndërtuar urat e nxitjes së njohjes reciproke. Nga projektimi i stadiumeve plot me elemente kineze te emblema me fjalën "Dimër" e shkruar me kaligrafi kineze; nga "Uji i Lumit të Verdhë" në ceremoninë e hapjes deri te "lamtumira me degë shelgu" në ceremoninë e mbylljes, romanca dhe krijimtaria e popullit kinez mahniti botën, ndërsa vetëbesimi i qytetërimit kinez u shpërfaq plotësisht. Kjo tregon se "të gjitha arritjet e qytetërimeve njerëzore janë të denja për vlerësimin dhe ndarjen e përbashkët prej të gjithë njerëzimit".
Njëkohësisht, me Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, bota pa një imazh të Kinës që është i shkëlqyer, me vetëbesim dhe plot shpresë. Pekini i dha botës shumë trashëgimi të lojërave olimpike dimërore.
P. sh., sipas standardit, norma e testeve pozitive të acidit nukleik brenda "qarkut të mbyllur" të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ishte vetëm 0.01%, që tregon se nëkontrollin dhe parandalimin e epidemisë qeveria kineze vendos jetën e shëndetin e njerëzve në plan të parë, duke i dhënë botës mençurinë dhe forcën e Kinës kundër epidemisë.
Foto:VCG
Nga platforma e kërcimit me ski "Shougang", e ndërtuar me konceptin e mbrojtjes së mjedisit, te Pallati Kombëtar i Patinazhit të Shpejtësisë me teknologji të re, Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit ofruan shembujt nga Kina për organizimin e olimpiadave "të gjelbra" dhe "tekniko-shkencore", duke treguar njëkohësisht promovimin nga Kina të ndërtimit të qytetërimit ekologjik global dhe përpjekjet për zhvillim të vazhdueshëm. Gazeta japoneze "Asahi Shimbun" komentoi se "Olimpiada Mjedisore" është një provë e zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës.
Më e rëndësishmja është që organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore sipas planit i dha botës forcën e bashkimit dhe të paqes. Bach tha se forca e bashkimit e Lojërave Olimpike është më e madhe se forca e ndarjes. "Ju keni dhënë një rast për paqen," u shpreh ai. Kryetari i Komitetit Olimpik të Ukrainës tha se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë sjellë mesazhin se njerëzit mund të bashkohen kundër epidemisë. (Çang Çuo)