未来---[wèi lái]---E ardhme

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit mbyllen më 20 shkurt. Nga përgatitja e organizimit deri në zhvillimin përfundimtar, gjendja e pandemisë ka sjellë sfida serioze për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Megjithatë, organizimi shkencor e human dhe puna për parandalimin e epidemisë janë vlerësuar lart nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe shumë sportistë e zyrtarë.

Zv.kryetari i delegacionit të Polonisë Marcin Nowak u shpreh: “Edhe pse aktualisht jemi në një situatë të vështirë të epidemisë globale, organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka qenë shumë i mirë.”

foto/VCG

foto/VCG

Gazetari brazilian mbi sportet e akullit dhe dëborës Gustavo Longo tha: “Punët e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit janë shumë të mrekullueshme. Komiteti Organizator i Olimpiadës së Pekinit vendosi të zhvillojë menaxhimin e mbyllur gjatë organizimit të veprimtarisë. Pjesëmarrësit në olimpiadë dhe banorët vendorë janë plotësisht të izoluar nga njëri-tjetri dhe testimi i acidit nukleik kryhet çdo ditë. Mendoj se këto masa janë pozitive dhe të efektshme.”

foto/VCG

foto/VCG

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit vlerësohen si të gjelbra dhe energjia elektrike për të gjitha objektet vjen nga energjia e pastër. Kjo është një risi e madhe në historinë olimpike.

Profesori i asociuar nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Kievit të Ukrainës Urusov Volodymyr theksoi: "Dizenjimi i Stadiumit Kombëtar të Patinazhit të Shpejtësisë ka përdorur ide të gjelbra, si shfrytëzimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm, dhe shfrytëzon teknologjinë e prodhimit të akullit më të zhvilluar, më kursyese dhe më miqësore ndaj mjedisit.”

Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Hesenit të Gjermanisë, dr.Michael Borchmann, mendon se një nga rezultatet e ndjekjes së konceptit të “Olimpiadës së gjelbër” është që për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, objektet furnizohen plotësisht me energji të rinovueshme, gjë që duhet lavdëruar nga bota.

Afro 3000 sportistë nga rreth 90 vende e rajone morën pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Të gjithë ndjen ë ngrohtësinë dhe mikpritjen e Kinës; dhe sportistët krijuan një miqësi të thellë, përveç konkurrencës së ashpër në gara.

foto/VCG

foto/VCG

Sportistja e delegacionit të Maltës, Jenise Spiteri, tha: “Njerëzit këtu janë kaq të ngrohtë dhe të sjellshëm kur ke nevojë, dhe mendoj se kjo është mënyra se si popujt e botës janë të lidhur me njëri-tjetrin, pavarësisht nga politika dhe ekonomia.”

Siç ka thënë gazetari i medias ukrainase Oleksandr Kud, Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit theksuan aspiratën e përbashkët të popujve të të gjithë botës për të bashkëpunuar në luftimin e epidemisë dhe për të ndërtuar një botë më të mirë në epokën pas epidemisë.

Fabio Massimo Parenti, studiues në Institutin Italian të Politikës, Ekonomisë dhe Shoqërisë, mendon se, me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore, si një veprimtari e madhe, Kina i kujton botës se sa shumë duhet të bashkohen qeniet njerëzore për të përballuar sfidat e momentit, në mënyrë që të realizojnë ëndrrën e shoqërisë njerëzore për paqen dhe bashkëjetesën harmonike të njeriut dhe natyrës.” (Fang Xiaoyu/Artan)