倡议---[chàng yì]---nismë

“Kostoja e transportit në linjën e San-Martinit është ulur me 40 % pasi janë vënë në përdorim trenat kinezë. Klientët që kishin ikur, janë kthyer sërish,” thotë shoferi argjentinas Maximili Lujan. Me nxitjen e nismës “Një brez, një rrugë”, Kina dhe Argjentina kanë filluar bashkëpunimin infrastrukturor. Me këtë bashkëpunim, mallrat ushqimore nga Argjentina mund të transportohen me trena, që janë me kosto të ulët, çka siguron epërsi çmimi në tregun ndërkombëtar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë vizitës së presidentit argjentinas Alberto Fernández në Kinë, Argjentina dhe Kina nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe Argjentina u bë zyrtarisht anëtare e familjes së madhe të kësaj nisme.

Amerika Latine është pjesëmarrëse e pamungueshme në ndërtimin e “Një brez, një rrugë”. Si një vend i madh në këtë rajon, Argjentina kishte pritur për një kohë të gjatë për të marrë pjesë në këtë nismë. Presidenti Alberto Fernández u shpreh para vizitës së tij në Kinë se nisma “Një brez, një rrugë” është në të mirë të zhvillimit të Argjentinës. Analistët janë të mendimit që hyrja zyrtare në këtë nismë do ta ndihmojë Argjentinën të eksplorojë pandërprerë potencialin e bashkëpunimit dhe të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në zhvillimin e gjelbër, ekonominë digjitale dhe në rajonin e Antarktikut.

Foto:VCG

Foto:VCG

Krahas Argjentinës, edhe vendet e tjera të Amerikës Latine kanë shprehur mirëpritje për nismën “Një brez, një rrugë”. Deri tani, 20 vende të Amerikës Latine, si Argjentina, Kili dhe Peruja, kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Bashkëpunimi konkret është më i mirë se çdo publicitet. Nga porti Paranagua i Brazilit e ushqimet e Kolumbisë në Ekspozitën e 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) deri në vlerësimin nga vendet e Amerikës Latine të vaksinave kineze, bashkëpunimi mes Kinës dhe Amerikës Latine po thellohet gjithnjë e më shumë. Kjo jo vetëm ka ngritur nivelin infrastrukturor të Amerikës Latine, por edhe ka shtuar vendet e punës, ka nxitur zhvillimin ekonomik dhe ka ofruar garanci për zhvillim. Të dhënat nga Administrata Shtetërore Doganore e Kinës tregojnë që në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit mes Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine ishte afro 451.591 miliardë dollarë, 41.1% më shumë se në 2020-n. Ndër të gjitha rajonet e përfshira në statistikat e administratës doganore, rritja e import-eksportit dhe rritja e eksportit të Kinës me Amerikën Latine ishin më të lartat.

Nga kjo mund të shohim që çdo pjesëmarrje në familjen e madhe të “Një brez, një rrugë” ka sjellë mundësi të mëdha zhvillimi. Ky bashkëpunim ndërkombëtar me stimulim nga brenda nuk mund të pengohet nga asnjë forcë ose nga interesa politike vetjake.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në tetë vjetët e fundit, Kina ka nënshkruar mbi 200 dokumente bashkëpunimi me 150 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, duke krijuar mbi 90 mekanizma të bashkëpunimit dypalësh. Përse “rrethi i miqve” të kësaj nisme po zgjerohet gjithnjë e më shumë? Sepse ajo përshtatet me nevojën e vendeve të botës për zhvillim dhe me dëshirën e fortë të popujve të botës për jetë më të mirë, duke u bërë produkti publik më i parapëlqyer nga e gjithë bota.