佳绩---[jiā jì]---rezultat i mirë

Të hënën u zhvilluan garat e patinazhit të shpejtësisë në pistë të shkurtër të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Në garën e 1 000 metrave, ekipi kinez për meshkuj fitoi një medalje të artë dhe një argjendi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Patinatori kinez Ren Ziwei mori medaljen e artë me 1 minuta e 26.768 sekonda. Kjo është medalja e 2-të e artë e delegacionit kinez në “Pekin 2022” dhe medalja e parë e artë e ekipit kinez në këtë sport olimpik. Kjo medalje e artë është fituar pas garave të vështira. Nga çerekfinalet deri në gjysmëfinale dhe në garën finale, kishte shkelje të rregullave e dalje jashtë pistës dhe finalja u ndërpre në mes dhe rinisi pas një pushimi të vogël. Çdo gjë ishte një sfidë e madhe për sportistët.

Duke folur për këtë natë të vështirë dhe këtë medalje të artë, Ren Ziwei u shpreh që medalja e artë është çmimi më i mirë për të gjitha vështirësitë gjatë katër vjetëve të kaluar dhe është prova më e mirë për përpjekjet e të gjithë ekipit kinez. Ekipi i patinazhit të shpejtësisë në pistë të shkurtër është pionieri ndër të gjitha ekipet kineze në sportet dimërore dhe gjithmonë ka patinatorë që spikatin dhe kontribuojnë me të gjitha forcat.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Në garën e sotme luftuam deri në fund dhe fituam medaljen e 2-të të artë për ekipin olimpik kinez. Kjo është një provë për përpjekjet tona në katër vjetët e fundit. Të gjithë po ecim përpara bashkë me ekipin tonë. Në ekipin e patinazhit të shpejtësisë në pistë të shkurtër gjithmonë ka nga ata që japin kontribut të spikatur dhe të gjithë janë pionierë të sporteve dimërore të Kinës. Ne jemi pionierë të sporteve të akullit. Ekipi i patinazhit të shpejtësisë në pistë të shkurtër kurrë nuk do të zhgënjejë njerëzit dhe kjo është tradita jonë,” tha Ren Ziwei.

Li Wenlong është shoku i ekipit i Ren Ziwei-t dhe kjo është hera e parë që merr pjesë në olimpiadën dimërore. Për të, një medalje e argjendtë është surprizë. Ai sapo mbushi 21 vjeç dhe fitoi një medalje shumë të mirë në ditëlindjen e vet.

“Arritja e këtij rezultati ishte shumë e mundimshme. Nuk e parashikoja këtë para garës. Në fillim doja të përpiqesha me të gjitha forcat dhe jam shumë i emocionuar që arrita këtë sukses. Dua të falënderoj dy shokë të vjetër të ekipit, se kam mësuar shumë nga ata,” thotë Li Wenlong.

Foto:VCG

Foto:VCG

Patinatori hungarez Liu Shaoang fitoi medaljen e bronztë. Ai u shpreh pas garës që është shumë i kënaqur që u ngjit në podiumin e medaljeve. Të gjithë finalistët në grupin A ishin me emra kinezë. Kjo është një ndjenjë fantastike.

“Jam i kënaqur të fitova medaljen e bronztë. Mendoj që në finale të pestë patinatorët kanë bërë një paraqitje të mirë dhe të gjithë kanë emra kinezë,” vuri në dukje Liu.

Deri tani Ren Ziwei ka fituar dy medalje të arta në Olimpiadën Dimërore të Pekinit dhe në stafetën 5000 metra për meshkuj dhe në 1500 metra e 500 metra për meshkuj, ai do të përpiqet për të marrë përsëri medalje olimpike. (Jiang Lei)