观众---[guān zhòng]---Shikues

Galaja për Festën e Pranverës 2022, e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), shënoi disa rekorde për sa i përket audiencës. Sipas të dhënave statistikore, gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, 1 miliard e 296 milionë shikues në mbarë botën e ndoqën këtë gala në mënyra të ndryshme. Ndër ta, 538 milionë e panë në televizion, ndërsa 758 milionë nëpërmjet celularëve.

Po në vigjilje, e transmetuan ose njoftuan për këtë gala mbi 650 media nga mbi 170 vende e rajone të botës, përfshirë ato amerikane, kanadeze, franceze, italiane, ruse, japoneze, braziliane, australiane, indiane, saudite, të Singaporit, të Afrikës së Jugut etj.

CNN-i dhe BBC-ja hapën rubrika të posaçme mbi kulturën e Festës së Pranverës të Kinës, duke paraqitur kulturën dhe doket e zakonet e Vitit të Ri Kinez.

Kanali “World News” i BBC-së dhe aplikacioni i saj në celular transmetoi videon e promovimit të Galasë së CMG-së, që u ndoq nga mbi 25 milionë shikues.

Ndërsa videoja e promovimit të kësaj galaje, që u transmetua në platformat e ndryshme të CNN-it, u pa nga 408 milionë veta.

“Alma TV” i Italisë transmetoi për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejt Galanë e CMG-së, që përfshiu 25 milionë familje italiane.

Kjo gala u transmetua për herë të parë edhe në kanalet televizive të Kanadasë, me 220 mijë shikues.

Në platformën japoneze të videove në internet “Niconico”, shikueshmëria e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së arriti mbi 124 mijë herë, duke shënuar rekord në transmetimin e drejtpërdrejt të kësaj galaje në Japoni.

Mbi 60 mijë shikues afrikanë e ndoqën galanë nëpërmjet rrjeteve kabllore vendore.

Ndërkohë, nëpërmjet aplikacioneve në celular në gjuhët angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, mbi 71 milionë shikues panë Galanë e CMG-së.

Sivjet, në shumë ndërtesa simbolike, si kulla “Burj Khalifa”, ndërtesa më e lartë në botë; “Syri i Kenias”, rrota “Ferris” më e madhe në Afrikë etj. , u dhanë shfaqje dritash me temën e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së, duke bërë që shikuesit ta shijojnë së bashku atmosferën e gëzuar të Vitit të Ri Kinez. (Wang Lei/ Artan)