人权---[rén quán] --- të drejtat e njeriut

Kohët e fundit, politikanët amerikanë kanë krijuar furishëm çështjet e të drejtave të njeriut kundër Kinës, nga hartimi i projekt-ligjit të ashtuquajtur mbi Xinjiang, deri në emërimin e "bashkërenduesit të veçantë mbi çështjet e Tibetit" të ashtuquajtur. Pala amerikane ndërhyri punët e brendshme të Kinës nën titullin e "të drejtave të njeriut", duke shkatërruar seriozisht renditjen ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Më 27 dhjetor, Shoqata e Studimit të të Drejtave të Njeriut Kineze publikoi një raport, ku vihet në dukje se politizimi i të drejtave të njeriut ndërkombëtar nga pala amerikane formoi kërcënimet e mëdha për zhvillimet e të drejtave të njeriut global.

Sipas Grupit Mediatik të Kinës, raporti "Politizimi i të drejtave të njeriut nga SHBA-ja shkatërron themelin e administrimit të mirë të të drejtave të njeriut" ka analizuar procesin dhe metodat e politizimit të të drejtave të njeriut nga ShBA-ja. Pas përfundimit të luftës së ftohtë, ShBA-ja e vendosi me forcë vlerat e të drejtave të njeriut të saj mbi vendet e tjera, duke e goditur vendet e tjera me sistemet e ndryshme politike.

Sipas shumë fakteve, të drejtat e njeriut janë vetëm një maskë e hegjemonisë amerikane, është shkop dhe mjet politik i ShBA-së për t'u goditur të tjerëve. Studiuesi i historisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Nju Jorkut James Peck analizoi shumë të dhënat historike dhe mori këtë konkluzionin: të drejtat e njeriut të propozuar nga pala zyrtare amerikane nuk kanë asnjë lidhje me konceptin e vërtetë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i vetëm i palës zyrtare amerikane është për ta shfrytëzuar të drejtat e njeriut për të përhapur strategjinë globale të saj.

Sipas të dhënave të studiuara nga studiuesit amerikan Seung-Whan Choi dhe James Patrick në 144 vendet në afro 30 vitet e kaluara, pas luftës së dytë botërore, të gjitha masat e përhapjes së të drejtave të njeriut në bazë politike nga ShBA-ja janë të dështuara. Instrumentalizimi i strategjisë së të drejtave të njeriut nga pala amerikane jo vetëm nuk mund të përmirësojë të drejtat e njeriut në vendet e tjera, por edhe do të shkaktojë fatkeqësinë e re të të drejtave të njeriut.

Në vitin 2021, tërheqja me ngut e ushtrisë amerikane nga Afganistani është analizuar si një pika e kthimit e hegjemonisë amerikane tek dobësimi.

Pas luftës së dytë botërore, praktika e të drejtave të njeriut globale vërtetoi përsëri se politizimi i të drejtave të njeriut shkeli kërkesat e banorëve globalë për paqen dhe zhvillimin dhe nuk mori përkrahjen e popujve botëror. Në sesionin e 48-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësuesit të vendeve të ndryshme nxitën palën amerikane që të shikojë problemet e veta në fushën e të drejtave të njeriut, kundërshtuan politizimin e problemit të të drejtave të njeriut, kundërshtuan ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera. Më shumë njerëzit kuptojnë se parandalimi dhe frenimi i politizimit të të drejtave të njeriut janë garantimi i rëndësishëm i zhvillimeve të shëndetshme të çështjeve të të drejtave të njeriut globale.

"Rrobat e reja të perandorit" janë hequr. Politikanët amerikanë duhet të ndalojnë sa më shpejt veprimet e neveritshme të politizimit të të drejtave të njeriut. (Xu Guang)