农村---[nóng cūn] --- fshat
Kina ka përcaktuar përparësitë e saj për vitin 2022 për zhvillimin rural, duke premtuar masa konkrete dhe përpjekje të mëdha për të konsoliduar bujqësinë dhe për të nxitur gjallërimin rural përpara sfidave.
Konferenca vjetore qendrore e punës rurale, e mbajtur nga e shtuna deri të dielën në Pekin, analizoi situatën aktuale dhe detyrat me të cilat përballen çështjet që lidhen me bujqësinë, zonat rurale e fermerët dhe hartoi planin për vitin e ardhshëm.
foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping, i cili është gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, kryesoi një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për çështjet që lidhen me bujqësinë, zonat rurale e fermerët dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm përpara konferencës dyditore.
Duke vënë në dukje që Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së do të mbahet në vitin 2022, konferenca theksoi rëndësinë e veçantë të nxitjes së vazhdueshme të punës rurale për të nxitur një mjedis ekonomik të qëndrueshëm e të shëndetshëm dhe për begatinë e vendit dhe lumturinë e popullit.
Xi Jinping nënvizoi sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë e zonave rurale në përgjigje të rreziqeve dhe sfidave të shumta.
foto nga VCG
Sigurimi i furnizimit me mallra parësore është një çështje kryesore strategjike, vuri në dukje ai, duke bërë thirrje për përpjekje për të mbrojtur sigurinë e drithërave dhe tokën bujqësore, për të bërë rregullime strukturore, për të zgjeruar mbjelljen e sojës e të bimëve të tjera vajore, si dhe për të siguruar furnizimin e mishit të derrit, perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore.
Kryeministri Li Keqiang, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, theksoi në një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit përpjekjet për të ruajtur ofertën e mjeteve të prodhimit bujqësor, për të stabilizuar çmimet e për të siguruar një prodhim të bollshëm të të lashtave.
Në vitin 2021, prodhimi i drithërave në Kinë arriti në afro 683 miliardë kg, 13.4 miliardë kg më shumë nga viti i kaluar, duke shënuar vitin e shtatë radhazi që prodhimi i përgjithshëm i drithërave në vend i kalon 650 miliardë kg.
Konferenca vuri në dukje se prodhimi i drithërave për vitin 2022 duhet të jetë më shumë se 650 miliardë kg, prodhimi i derrit duhet të jetë i qëndrueshëm dhe furnizimi efektiv me bagëti, shpendë, produkte ujore dhe perime duhet të jetë i mjaftueshëm.
Në konferencë u shpall plani për krijimin e 100 milion mu (6.67 milion hektarë) tokë bujqësore me standarde të larta dhe trajtimin e teknologjive kryesore bujqësore, ndërkohë që u kërkuan përpjekje për të zhvilluar zonat rurale nëpërmjet nxitjes së industrive atje dhe përshpejtimit të zhvillimit të integruar urban-rural në nivel konteje .
foto nga VCG
Pasi shënoi një fitore të plotë në zbutjen e varfërisë, Kina e ka zhvendosur fokusin në arritjen e gjallërimit të gjithanshëm rural në punët e saj në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët.
Xi theksoi se parakushti i gjallërimit rural është konsolidimi i arritjeve të zbutjes së varfërisë.
Gjatë tetë vjetëve të fundit, Kina ka nxjerrë nga varfëria 98.99 milionë banorët e fundit të varfër ruralë që jetonin nën kufirin e varfërisë dhe ka hequr të 832 kontetë dhe 128 000 fshatrat e varfra nga lista e varfërisë.
Xi kërkoi përpjekje për të siguruar një moskthim në shkallë të gjerë në varfëri dhe për të mbrojtur dhe konsoliduar arritjet e jashtëzakonshme të luftës kundër varfërisë të Kinës.
Konferenca qendrore e punës rurale diskutoi gjithashtu një projektdokument për nxitjen e detyrave kryesore të gjallërimit rural vitin e ardhshëm.
Reforma dhe zhvillimi bujqësor e rural kanë dëshmuar një përparim të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e vendit për arritje të reja mes ndryshimeve dhe për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm, u tha në konferencë.