失败---[shī bài]---Dështim
Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, deri më 13 dhjetor, numri i të infektuarve prej COVID-19 në ShBA i kaloi 50 milionët, duke marrë gati 800 mijë jetë.
50 milionë dhe 800 mijë, çfarë do të thonë këto dy shifra? E para është sa 1/5 e rasteve të raportuara në përmasë botërore, ndërsa e dyta sa numri i përgjithshëm i amerikanëve të vrarë gjatë dy luftërave botërore, si dhe luftërave në Gadishullin Korean, Vietnam, Irak dhe Afganistan.
Gjendja në realitet mbase është më serioze sesa tregohet në statistika. Sipas një njoftimi të publikuar më 9 dhjetor në uebsajtin e gazetës "US Today", numri i viktimave nga pandemia është nënvlerësuar të paktën 20 %, gjë që nënkupton se numri real i vdekjeve nga epidemia në ShBA mbase është mbi 1 milion. Ndërsa agjencia e lajmeve “Bloomberg” bëri të ditur më 10 dhjetor se shtimi i bashkimeve familjare gjatë festave e ka rritur numrin e infektimeve dhe të shtrimit në spital. Ndërkohë, punonjësit mjekësorë në shumë zona të ShBA-së ankohen se po përjetojnë një "cikël të tmerrshëm" që përbëhet nga mjekimi, terapia intensive dhe vdekja e pacientëve, me mungesën e shtretërve dhe të stafit.
Pse superfuqia nr. 1 në botë është ajo që ka dështuar më rëndë para pandemisë? Pse “simboli i demokracisë” nuk është në gjendje të garantojë të drejtën bazë të njerëzve për jetën? Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës reagoi në një koment se arsyeja është reagimi i ngadaltë i politikanëve amerikanë, në mendjen e të cilëve mbizotërojnë interesat politikë. Për të fituar zgjedhjet, ish-presidenti amerikan refuzoi të merrte masa shkencore antiepidemike. Për të zhvendosur fokusin publik, lideri aktual nisi gjurmimin politik të koronavirusit të tipit të ri. Shumë media amerikane kanë vënë në dukje që, nëse epidemia do të përballej në mënyrë shkencore, shumë njerëz nuk duhet të kishin humbur jetën.
Sipas komentit, me acarimin e kundërvënies midis partive dhe midis qeverisë federale dhe qeverive të shteteve, masat antiepidemike janë politizuar rëndë, gjë që ka dobësuar forcën e gjykimit të shoqërisë amerikane gjatë luftimit të virusit. “Reuters”-i njoftoi se, që nga fillimi i këtij viti, mbi 450 mijë amerikanë humbën jetën prej COVID-19, shumica e të të cilëve të pavaksinuar.
Tani, përveç dëmeve që epidemia i ka sjellë shëndetit publik, ndikimet negative ndaj shoqërisë amerikane janë edhe shumë të dukshme. Me falimentimin e bizneseve, shumë amerikanë po rrinë pa punë për një kohë të gjatë, kurse stimujt e fortë monetarë kanë ngritur pandërprerë nivelin e inflacionit. Të dhënat statistikore tregojnë se CPI-ja e ShBA-së në nëntor u rrit 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, niveli më i lartë në 40 vjetët e fundit. Ndërsa një sondazh i zhvilluar nga CNBC në mbarë ShBA-në zbuloi se shpenzimet mesatare të të intervistuarve për dhurata Krishtlindjesh janë 1 004 dollarë amerikanë, 13 % më shumë se vjet, duke shënuar një rekord të ri që nga viti 2018.
Gjithashtu, problemet kronike, si racizmi etj., janë rënduar me përkeqësimin e epidemisë. Shumë sondazhe tregojnë se banorët indigjenë, hispanikët, afroamerikanët dhe banorë të tjerë me ngjyrë kanë një përqindje më të lartë vdekshmërie në krahasim me amerikanët e bardhë prej COVID-19.
"Një epidemi ka zbuluar kontradiktat e brendshme të ShBA-së në fushat politike, ekonomike dhe shoqërore. Epidemia është bërë një ‘lupë’ e problemeve të demokracisë së tipit amerikan. Siç vihet në dukje nga ‘Le Monde’, kriza e COVID-19 ka nxjerrë në pah brishtësinë e sistemit demokratik të ShBA-së", përfundon komenti i CMG-së.(Foto:VCG)