枪---[qiāng]-armë
Guvernatori i shtetit të Kentakit në ShBA, Thomas Massie, ka postuar një fotografi për festimin e Krishtlindjeve, ku të gjithë njerëzit mbajnë armë në dorë, duke buzëqeshur ngrohtë. Në këtë foto është shënuar: “Të lutemi, Babagjysh, na jep municion”. Pak ditë më parë ndodhi një vrasje me armë në një shkollë amerikane. Një 15-vjeçar në Miçigan hapi zjarr, duke vrarë katër nxënës. Arma që mbante ai, ishte një dhuratë Krishtlindjeje nga prindërit.
ShBA-ja i shikon “të drejtat e njeriut” si një nga arsyet për promovuar demokracinë amerikane. Mirëpo, vetë qytetarëve amerikanë nuk u garantohet e drejta e jetës, thuhet në një koment të CMG-së.
Në raportin “10 pyetje për demokracinë amerikane” të publikuar nga një institut kinez studimi politikash, vihet në dukje që keqpërdorimi i armëve po kërcënon të drejtën bazë të çdo njeriu dhe po bëhet një plagë e pashërueshme në sistemin demokratik amerikan.
Sipas statistikave përkatëse, ShBA-ja ka ligjet më të dobëta të kontrollit të armëve dhe numrin më të madh të armëve në botë - rreth 393 milionë. Amerikanët kanë 25 herë më shumë mundësi të jenë viktima nga armët se njerëzit në vendet e tjera me të ardhura të larta. Kërcënimi i armëve është në trurin e çdo amerikani: "Pothuajse çdo amerikan do të njohë të paktën një viktimë prej dhunës me armë gjatë jetës së tij."
Njerëzit pyesin që, nëse ShBA-ja e quan veten si “fanar i demokracisë” dhe “mbrojtëse e të drejtave të njeriut”, përse qeveria amerikane nuk merr masa pasi kanë humbur kaq shumë jetë të pafajshme? Përse është kaq i vështirë kontrolli i armëve në ShBA?
Në fakt, sistemi politik dhe sistemi ligjor në ShBA kanë defekte të shumta, çka është arsyeja e drejtpërdrejtë që pengon miratimin e projektligjit për kontrollin e armëve. Qeveria federale dhe qeveritë e shteteve kanë qëndrime të ndryshme mbi kontrollin e armëve. Krahas kësaj, Partia Demokratike dhe Partia Republikane po bëjnë një konkurrim të ashpër. Gjendja është bërë më e ndërlikuar.
Në maj të këtij viti, në San-Hoze të Kalifornisë ndodhi një incident me armë. Një punonjës i hekurudhës bëri vetëvrasje, pasi qëlloi 9 kolegë me armë. Pas incidentit, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit të miratojë masa më të rrepta për kontrollin e armëve. Por në të njëjtën kohë, organi legjislativ i shtetit Teksas, i kontrolluar nga Partia Republikane, miratoi një projektligj që i lejon banorët e Teksasit të mbajnë lirisht pistoleta pa leje armëmbajtjeje.
Shoqata Kombëtare e Pushkëve (NRA) është organizata më e madhe e mbajtësve të armëve dhe një grup i fuqishëm në ShBA. Ajo ka të paktën 5 milionë anëtarë dhe një sasi të madhe fondesh, duke pasur ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale e zgjedhjet për Kongresin, madje edhe në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Sipas raportit nga uebsajti "Sekreti i Hapur" që gjurmon dhurimet politike, krahasuar me 54.4 milionë dollarë në vitin 2016, shpenzimet e NRA-së për zgjedhjet federale në vitin 2020 përsëri i kaluan 29 milionë dollarët. Shpenzimet nga NRA në fakt kanë synim që të përkrahin politikanët që i ofrojnë shërbime asaj.
Për këtë arsye, edhe pse zërat për kontrollin e armëve janë në rritje, politikanët i kanë shpërfillur këto thirrje. Kjo ka çuar në një fakt të tmerrshëm: në ShBA po humbasin jetë prej armëve, por politikanët rrinë të qetë, madje japin përkrahje.
Vetëm problemi i kontrollit të armëve ka zbuluar krejtësisht defektin e demokracisë amerikane, komenton CMG-ja, duke shtruar pyetjen: “A kanë guxim politikanët amerikanë ta diskutojnë këtë çështje në ‘Samitin për Demokracinë’?” “Samiti për Demokracinë” është vetëm një farsë politike e drejtuar nga Uashingtoni me parulla demokratike, por me veprime antidemokratike.