人权---[rén quán]---E drejta e njeriut
Disa ditë më vonë, do të hapet i ashtuquajturi “Samit për Demokracinë”, një farsë e drejtuar nga ShBA-ja. Në listën e pjesëmarrësve të publikuar nga pala amerikane, përfshihet Lituania, gjë që është një shaka. Meqenëse pala amerikane pretendon se ky samit synon “mbrojtjen e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në mbarë globin”, le të shohim historinë e keqe të Lituanisë në aspektin e të drejtave të njeriut, dhe do ta kemi të qartë se sa qesharak është ky i ashtuquajtur “samit”.
Aktualisht Evropa ndodhet përpara valës së re të refugjatëve. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, kufiri midis Lituanisë dhe Bjellorusisë është bërë një “skëterrë në tokë”: natën vonë, refugjatët që ishin duke fjetur të shtrirë në tokë, u sulmuan befasisht nga qentë e ushtrisë, të lëshuar nga makinat ushtarake të Lituanisë. Pala bjelloruse shpalli se u zbuluan dy kufoma refugjatësh. Madje, autoritetet e Lituanisë e tërhoqën një refugjate në muajin e shtatë të shtatzanisë në vijën kufitare me Bjellorusinë dhe e hodhën në tokë.
foto nga CMG
Kur këto informacione u demaskuan, bashkësia ndërkombëtare u trondit pa masë. Por kjo është vetëm maja e historisë së shkeljes së të drejtave të njeriut prej Lituanisë. Historikisht, në Lituani kanë ndodhur masakra kundër hebrenjve. Hebrenjtë dhe pjesëtarët e pakicave të tjera kombëtare diskriminohen seriozisht në këtë vend edhe sot. Të drejtat e tyre të mjekimit dhe të udhëtimit janë hequr ose shkelur shpeshherë. Sipas një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit, deri në mes të vitit 2019, numri i banorëve në bashkësitë e hebrenjve në Lituani u pakësua deri në më pak se 4 mijë.
Krahas kësaj, Lituania është bërë edhe një hallkë e “rrjetit të burgjeve të fshehta” të ShBA-së në vendet e tjera. Sipas mediave evropiane, në “burgun e fshehtë” të krijuar bashkërisht nga Lituania dhe CIA, ndodhin shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Punonjësit e burgut keqtrajtojnë të burgosurit dhe përdorin dhunën. Sipas një raporti të studiuesve britanikë, CIA i pagoi Lituanisë mbi 1 milion dollarë “për ta falënderuar” për burgun e fshehtë. Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut vendosi në vitin 2018 që Lituania ka bërë krim të përbashkët me ShBA-në për shkak se lejoi CIA-n të vendosë burg të fshehtë në vend dhe se ka pasur shumë veprime të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Nga faktet e sipërpërmendura del se ky vend i Baltikut i ka treguar vazhdimisht besnikëri ShBA-së, që të marrë përkrahje dhe mbrojtje nga kjo e fundit. Por Lituania duhet t’i japë edhe përgjigje komunitetit ndërkombëtar për veprimet e shkeljes së të drejtave të njeriut. Lituania duhet të reflektojë thellësisht dhe ta ndryshojë veten tërësisht!
Për sa i përket ShBA-së, mos vallë ajo nuk është e ndërgjegjshme që ky i ashtuquajtur “Samit për Demokracinë”, nëpërmjet të cilit ajo orvatet të shfaqë aftësinë ndikuese në botë, do të mbetet vetëm një farsë politike e tipit amerikan?