工程---[gōng chéng]---Projekt
"Vaksinat kineze kanë ndryshuar fatin e këtij qyteti turistik." Një televizion kryesor i Zimbabvesë transmetoi ditët e fundit një dokumentar, ku u shtjellua historia e qytetit të Ujëvarës Viktoria, ku falë vaksinave kineze, shumë pak vendës dhe turistë u prekën nga COVID-19 dhe nuk pati asnjë rast vdekjeje, duke u realizuar rimëkëmbja ekonomike.
Një histori e tillë nuk ka ndodhur vetëm në një qytet afrikan. Në ceremoninë e hapjes të Konferencës së 8-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli se Kina do të bashkëpunojë ngushtë me vendet afrikane për të zbatuar bashkërisht "Nëntë projektet", kryesori ndër të cilët është projekti mjekësor dhe shëndetësor. Pala kineze premton se do t'i ofrojë palës afrikane edhe 1 miliard doza të tjera vaksinash, 600 milionë prej të cilave do të jenë dhurim, ndërsa 400 milionë të tjera do të ofrohen nëpërmjet mënyrave si prodhimi i përbashkët nga kompanitë kineze dhe vendet përkatëse afrikane.
foto nga CMG
Para kësaj, pala kineze i ka dhënë Afrikës afro 200 milionë doza vaksinash, ndërsa masa e fundit e Kinës pa dyshim do të ndryshojë dukshëm situatën e mungesës së vaksinave në Afrikë dhe do të zvogëlojë "hendekun e vaksinimit".
Gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës, ministri i Jashtëm i Angolës Téte António tha se dhënia e 1 miliard dozave të tjera të vaksinave nga Kina do të jetë një rrugë shumë e mirë për zbutjen e epidemisë në Afrikë.
Krahas vaksinave, "Nëntë projektet" përfshijnë edhe zbutjen e varfërisë në fshat, nxitjen e tregtisë e të investimeve, risitë digjitale, zhvillimin e gjelbër etj., të cilat përputhen me kërkesat e vendeve afrikane për përballimin e epidemisë, rimbëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e vazhdueshëm në tre vjetët e ardhshëm.
Risitë digjitale do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunimin kino-afrikan. Me ndihmën e ndërmarrjeve kineze të telekomunikacionit, kompanitë afrikane do të futin në funksionim sistemin e tyre të pagesës në celular. Shumë banorë afrikanë shpresojnë se më shumë teknologji e përvoja kineze do të hyjnë në Afrikë, që edhe ky kontinent të gëzojë përfitimet nga digjitalizimi.
"Nëntë projektet" kanë të bëjnë me nxitjen e zhvillimit të Afrikës dhe përmirësimin e mirëqenies së afrikanëve. Ky është mishërim i bashkëpunimit miqësor afatgjatë midis Kinës dhe Afrikës dhe gjithashtu konkretizimi i konceptit të Kinës ndaj Afrikës të "ndershmërisë, vëllazërisë dhe sinqeritetit të vërtetë".
Ministri i Jashtëm i Algjerisë Ramtane Lamamra është i mendimit se me "Nëntë projektet" pasurohen premtimet e Kinës ndaj Afrikës dhe mishërohen edhe një herë miqësia vëllazërore midis Afrikës dhe Kinës dhe dëshirat e përbashkëta të të dy palëve.
Afrika është arena e bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe jo terren i konkurrencës midis vendeve të mëdha. Vitet e fundit, një pjesë politikanësh perëndimorë kanë shfaqur zili për miqësinë kino-afrikane dhe janë orvatur ta provokojnë dhe ta përbaltin atë. Këto dredhi do të dështojnë përpara fakteve. Hekurudhat, urat e shkollat e ndërtuara në kontinentin e Afrikës kanë vërtetuar miqësinë kino-afrikane gjatë dhjetëra vjetëve përballë erave e stuhive. Ashtu siç tha diplomati i Republikës Demokratike të Kongos Fataki Nicolas: "Disa njerëz orvaten t'i provokojnë marrëdhëniet e ngushta midis Kinës dhe Afrikës, por nuk biem dakord me këtë. Kina është partnerja jonë e madhe dhe e besueshme e bashkëpunimit dhe shpresojmë t'i vijojmë këto marrëdhënie të ngushta."