朋友---[ péng yǒu ]---miq

"Pusi kinez" është një dhuratë që shpëton jetë," tha Lubkos Marila, një këshilltare lokale në zonën ku ndodhet fshati Rumene në Zimbabve. Një pus i ndërtuar me ndihmën e qeverisë kineze ka përmirësuar shumë kushtet sanitare. Që nga viti 2012, qeveria kineze e ka ndihmuar Zimbabvenë të ndërtojë 1000 puse, duke sjellë përfitime për më shumë se 400 000 banorë vendas, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Qeveria kineze publikoi të premten librin e bardhë "Bashkëpunimi Kinë-Afrikë në epokën e re", i cili shqyrton në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet e frytshme të bashkëpunimit Kinë-Afrikë. Për shembull, lidhur me luftën kundër epidemisë, në një kohë të vështirë kur Kina përballej me epideminë, disa vende afrikane, edhe pse jo të pasura, përsëri dhuruan në mënyrë aktive para dhe materiale për Kinën. Pas shpërthimit të epidemisë në Afrikë, Kina dha menjëherë ndihmë, duke ofruar afro 200 milionë doza vaksinash për Afrikën e duke arritur mbulimin e plotë të ndihmës kundër epidemisë në Afrikë. Njëkohësisht, pala kineze shpalli anulimin e borxheve të kredisë pa interes për 15 vende afrikane në fund të vitit 2020.

VCG

VCG

Promovimi i zhvillimit të përbashkët është domethënia e duhur e bashkëpunimit Kinë-Afrikë, vazhdon komenti i CMG-së. Në bazë të nismës "Një brez, një rrugë", Kina ka vijuar të ndihmojë vendet afrikane të përmirësojnë infrastrukturën e tyre për të rritur kapacitetin për zhvillim të pavarur. Më shumë se 10 000 kilometra hekurudha të reja dhe të përmirësuara, gati 100 000 kilometra autostrada, afro 1 000 ura, 100 porte, 150 000 kilometra rrjet bazë komunikimi që mbulojnë afro 700 milionë përdorues...Që nga krijimi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, ndihma konkrete e Kinës për Afrikën shpjegon se çfarë do të thotë "miq të vjetër, miq të vërtetë dhe miq të mirë".

Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi Kinë-Afrikë vazhdon të zgjerohet në fusha në zhvillim si ekonomia digjitale, hapësira ajrore dhe energjia e pastër. Kina jo vetëm që e ka ndihmuar Afrikën të trajnojë një numër të madh talentesh shkencore dhe teknologjike, por gjithashtu ka përdorur të dhënat e veta të monitorimit në largësi për të kryer bashkëpunim me vendet afrikane në fushat e parandalimit dhe zbutjes së fatkeqësive, navigimit dhe pozicionimit satelitor dhe bujqësisë së saktë.

Pas disa ditësh në Senegal do të mbahet takimi i ri ministror i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë. Sipas informacioneve publike, Kina do të shpallë masa të reja madhore për bashkëpunimin me Afrikën në tre vjetët e ardhshëm dhe të dyja palët do të planifikojnë drejtimin e marrëdhënieve të ardhshme. Kjo me siguri do të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dyja palëve.