价格---[ jià gé]---Çmim
Të enjten është Dita e Falënderimeve, një festë tradicionale në ShBA. Me këtë rast, gjeldeti i pjekur është i pamungueshëm në tryezën e familjeve amerikane. "Mirëpo sivjet, amerikanët mbase do të kenë një darkë më të shtrenjtë në Ditën e Falënderimeve", thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.
Foto:VCG
Sipas të dhënave statistikore të Departamentit të Bujqësisë të ShBA-së, çmimi i shitjes së një gjeldeti të ngrirë me peshë 8-16 paundë është 1.35 dollar për paund, 21 % më shumë se vjet. Ndërsa një sondazh i zhvilluar nga Federata e Zyrës së Fermave Amerikane tregon se shpenzimet e përgatitjes së një darke për dhjetë veta arrijnë në 53.31 dollarë amerikanë, shifra më e lartë në 36 vjetët e fundit që kur kjo shoqatë nisi sondazhin. Prandaj, sipas një njoftimi të uebsajtit "New York Times", darka e Dita e Falënderimeve e sivjetshme "do të godasë rëndë kuletën e amerikanëve". Madje, Banka e Rezervës Federale e Seint-Luisit u këshilloi banorëve “ta festojnë Dita e Falënderimeve me ushqim vegjeterian", gjë që shkaktoi zemëratë publike.
Sipas komentit të CMG-së, një darkë më e shtrenjtë në Ditën e Falënderimeve pasqyron ngritjen e ndjeshme të çmimeve të konsumit në ShBA, si ushqimet, energjia e makinat. Madje zinxhiri i dyqaneve "Dollar Tree"(që është i njohur për shitjen e produkteve prej 1 dollari) deklaroi ngritjen e çmimit të shumicës së mallrave nga 1 deri në 1.25 dollar. Të dhënat statistikore tregojnë se përqindja e inflacionit të ShBA-së në tetor të këtij viti arriti nivelin më të lartë në 31 vjetët e fundit, gjë që dobëson besimin publik ndaj Fed-it, që tha se "inflacioni është i përkohshëm".
Foto:VCG
Sipas CMG-së, plani i stimulimit prej triliona dollarësh i qeverisë amerikane ka nxitur kërkesat e konsumit, por përballimi i dobët i pandemisë ka ngadalësuar gjallërimin e tregut të punës. Në të njëjtën kohë, faktorë të tjerë, si paqëndrueshmëria e zinxhirit global të furnizimit dhe reagimet e ngadalta të Fed-it për zbatimin e politikës së shtrëngimit etj., e kanë çuar inflacionin në ShBA në një nivel të lartë.
Përveç kësaj, ruajtja e tarifave doganore ndaj produkteve kineze ka nxitur çmimet e larta të konsumit. Ditët e fundit, 24 shoqata amerikane të biznesit u shkruan funksionarëve të lartë tregtarë, ku nxitën qeverinë të heqë tarifat ndaj Kinës për të zbutur presionet e rritjes së inflacionit. Në letrën e tyre shkruhet se tarifat e larta shtesë po dëmtojnë ndërmarrjet dhe familjet amerikane me anë të ngritjes së çmimeve. Të dhënat e ofruara prej tyre tregojnë se tarifat e larta ndaj Kinës u ka shkaktuar mbi 110 miliardë dollarë amerikanë humbje ekonomike firmave të importit të vendit.
Foto:VCG
"Inflacioni i lartë në ShBA i sjellë nga politika 'Amerika e para' jo vetëm dëmton aktorët e tregut dhe amerikanët e thjeshtë, por edhe kërcënon të përhapet në vende të tjera. ShBA-ja duhet të zbatojë një politikë më të përgjegjshme monetare, të ndalojë zhvendosjen e krizave dhe të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar, për të kthyer rendin botëror në normalitet", përfundon komenti i CMG-së.