非洲---[ fēi zhōu]---Afrikë
"Kjo është me dashje", komentohet në një artikull të publikuar ditët e fundit në uebsajtin e gazetës "Washingtong Post" për mospërmendjen e emrit të Kinës nga sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Afrikë. Duke iu referuar fjalëve të analistëve, në artikull vihet në dukje se është e pamjaftueshme të ndryshojë vetëm mënyra e "predikimit" dhe stili i veprimit nga pozita e superiorit.
Blinkeni në Afrikë(Foto:VCG)
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, vizitat e ditëve të fundit të Blinkenit në Kenia, Nigeri dhe Senegal duket sikur ndryshojnë nga veprimet e autoriteteve të mëparshme, që i detyronin vendet afrikane të zgjidhnin midis Kinës dhe ShBA-së, por në thelb ka të njëjtin qëllim, që është futja e përçarjes mes Kinës e Afrikës për të forcuar ndikimin e ShBA-së në Afrikë dhe për të kufizuar hapësirat e diplomacisë kineze.
Gjatë turneut në tre vendet afrikane, Blinken-i përsëriti me zë të lartë "kthimin e ShBA-së", duke deklaruar se pala amerikane nuk dëshiron të pengojë zhvillimin e partneritetit të këtyre vendeve me vende të tjera. Por ai shtoi njëkohësisht se marrëveshjet e infrastrukturës të ofruara nga "disa vende" do të shkakojnë "daljen jashtë kontrollit të borxheve të qeverive afrikane", komente të cilat disa analistë mendojnë se kanë të bëjnë me nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".
"Po marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë midis Kinës dhe Afrikës janë të pamohueshme, kur kolona e makinave të Blinkenit udhëtonte në një autostradë të ndërtuar me investime kineze në Najrobi, kur pa godinën e lartë të Shoqatës së Biznesit të Kinës me të dalë nga aeroporti i Nigerisë, kur dëshmoi përgatitjet e Senegalit për të zhvilluar mbledhjen e bashkëpunimit në nivel ministrash Kinë-Afrikë. Nuk e dimë nëse z. Blinken i erdhi zor apo jo kur lexonte fjalimet e parapërgatitura?", thuhet në komentin e CMG-së.
Përurohet hekurudha Najrobi-Mombasa me investime kinez,2017(Foto:VCG)
Faktet kanë dhënë një përgjigje të mirë: ministri i Jashtëm i Nigerisë i tha Blinken-it në sy: "Kemi parë mundësi të shumta nga bashkëpunimi me kinezët. Ata kanë përvojë të pasur në ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore". Ndërkohë, në një artikull të botuar në gazetën kryesore të Afrikës së Jugut "The Citizen" u theksua: "ShBA-ja është vërtet ekonomia më e madhe e botës, por kjo nuk i jep të drejtën e vënies së gishtit ndaj liderëve afrikanë. Vendet afrikane kanë të drejtë të zgjedhin se me cilat vende duan të zhvillojnë marrëdhënie miqësore ".
Sipas komentit të CMG-së, për një kohë të gjatë, ndihma e ShBA-së është më shumë në letra sesa konkrete, ose është shoqëruar me kushte politike. "Me një fjalë, ShBA-ja kurrë nuk interesohet për zhvillimin e Afrikës dhe nuk synon që popujt afrikanë të gëzojnë një jetë më të mire, por e konsideron Afrikën si mjet të lojës gjeopolitike. Në 25 vjetët e kaluar, Afrika është një kontinent i harruar prej ShBA-së," thuhet në koment.
Në kontrast me këtë, Kina gjithmonë i trajton partnerët afrikanë me sinqeritet dhe mban premtimet e dhëna me seriozitet. Sipas një dokumentari zimbabvian, me ndihmën e vaksinave kineze, qyteti i Ujëvarës Viktoria i këtij vendi po njeh rigjallërim turistik dhe ekonomik me numër zero vdekjesh dhe infektim të ulët prej COVID-19 të banorëve të tij. Mbi 95% e vaksinave që janë bërë në Zimbabve janë nga Kina.
Bashkëpunim Kinë-Afrikë(Foto:VCG)
"Jo vetëm kaq, por Kina për 12 vjet me radhë ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Afrikës. Pas krijimit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2000, vëllimi tregtar dypalësh është rritur 20 herë dhe investimet kineze në Afrikë janë shtuar 100 herë, ndërmarrjet kineze kanë ndërtuar dhe rregulluar mbi 10 mijë kilometra hekurudhë e gati 100 mijë kilometra rrugë, duke krijuar mbi 4.5 milionë vende pune. Të gjitha këto i shërbejnë mirëqenies së popujve afrikanë, pa kushte politike", përfundon komenti i CMG-së.