伙伴---[ huǒ bàn]---Partner
"Ne deklaruam zyrtarisht krijimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-ASEAN". Këtë vendim të rëndësishëm e deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e mbajtur të hënën në samitin online për 30-vjetorin e marrëdhënieve të dialogut Kinë-ASEAN. "Ky është një gur kilometrik pas zhvillimit 30-vjeçar të këtyre marrëdhënieve, në bazë të të cilit mbi 2 miliardë banorë të 11 vendeve të rajonit do të kenë një jetë më të mirë", komenti Grupi Mediatik i Kinës.
Dy ditë para organizimit të samitit, u përuruan të 10 stacionet e hekurudhës Kinë-Laos. Pas hyrjes në funksionim në dhjetor, kjo linjë do ta ndihmojë Laosin të lehtësojë në mënyrë të dukshme kufizimet e transportit tokësor. "Hekurudha Kinë-Laos është një ndër projektet kryesore të ndërtimit të 'Një brez, një rrugë' dhe një përfaqësuese e rezultateve të bashkëpunimit Kinë-ASEAN", thuhet në koment.
Në fjalimin e rastit, kreu i shtetit kinez u hodhi një vështrim fryteve të arritura në marrëdhëniet e Kinës me vendet anëtare të ASEAN-it në tre dekadat e kaluara. Ai përgjithësoi edhe përvojat për arritjen e këtyre rezultateve nga katër aspekte, që përkatësisht janë: respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë, ndihma e sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe zhvillimi gjithëpërfshirës. Më tej ai paraqiti një propozim prej pesë pikash në fushat e paqes, të sigurisë, të zhvillimit, të ndërtimit të qytetërimit ekologjik e të shkëmbimeve kulturore-njerëzore, duke parashtruar konceptin dhe planin e veprimit të Kinës për thellimin e bashkëpunimit me ASEAN-in. "Kina ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë fqinje, mike dhe partnere e ASEAN-it," tha ai.
Në koment vihet në dukje se qëndrimi i Kinës i shtjelluar nga presidenti: "Pa paqe, nuk ka asgjë", përgjithëson mençurinë historike kineze. Tani disa vende jashtë rajonit po ndërhyjnë vazhdimisht në çështjet rajonale, duke pasur si qëllim që të krijojnë mosmarrëveshje e përballje. Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë përgjegjësi të përbashkëta të ruajnë paqen dhe stabilitetin rajonal, duke ngritur vigjilencën ndaj orvatjeve gjeopolitike të forcave të jashtme. Kina theksoi se "nuk synon hegjemoni, dhe as ngacmim ndaj vendeve më të vogla se ajo" dhe bëri thirrje për praktikim të multilateralizmit të vërtetë, duke bashkëpunuar për të mbrojtur situatën e qëndrueshme në Detin e Kinës Jugore dhe duke trajtuar faktorët negativë që prishin paqen.
Para sfidës së pandemisë, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë thelluar më tej bashkëpunimin. Për shembull, në Kamboxhia, me ndihmën e Kinës, përqindja e vaksinimit kombëtar është gati 90 %. Ndërsa në këtë samit presidenti kinez shpalli një sërë masash të reja, si dhurimi i 150 milionë dozave të reja të vaksinës kundër COVID-19, dhënia e 5 milionë dollarëve amerikanë shtesë për fondin antiepidemik të ASEAN-it, forcimi i bashkëpunimit me vendet përkatëse në forcimin e sistemit të shëndetit publik dhe përgatitjen e talenteve.
Zhvillimi ka qenë gjithmonë fokusi i bashkëpunimit Kinë-ASEAN. Këtë herë, Kina propozoi që të luhet në mënyrë të gjithanshme roli i RCEP-it e të nisë sa më parë ndërtimi i zonës së tregtisë së lirë Kinë-ASEAN. Kina po ashtu do të ofrojë 1.5 miliardë dollarë amerikanë ndihmë në tre vjetët e ardhshëm për zhvillimin e rajonit dhe do të importojë 150 miliardë dollarë amerikanë produkte bujqësore nga ASEAN-i, duke nxitur integrimin e nismës 'Një brez, një rrugë' me "Perspektivën e ASEAN-it mbi Indo-Paqësorin" etj. "Këto masa, që përqendrohen te zgjerimi i përfitimeve të përbashkëta dypalëshe, sigurisht do të ndihmojnë në ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta Kinë-ASEAN, duke u sjellë më shumë mirëqenie popujve të rajonit", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)