航天员---[ háng tiān yuán]---Astronaut

Dy astronautë kinezë punojnë jashtë stacionit(Xinhua)

Dy astronautë kinezë punojnë jashtë stacionit(Xinhua)

Siç mësohet nga Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës, më 1:16 të 8 nëntorit sipas orës së Pekinit, pas gati 6.5 orë bashkëpunimi të ngushtë dhe të suksesshëm, ekuipazhi i anijes kozmike kineze “Shenzhou-13” kreu si duhet të gjitha detyrat e paracaktuara jashtë stacionit hapësinor. Dy astronautët, Zhai Zhigang e Wang Yaping, u kthyen në modulin kryesor, ku u ritakuan me kolegun Ye Guangfu që kreu operacione bashkëpunimi brenda stacionit.

Në orën 18:15 të 7 nëntorit, Zhai Zhigang hapi derën e kabinës. Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai, bashkë me Wang Yaping-un, dolën jashtë stacionit. Ky është misioni i dytë jashtë stacionit i Zhai Zhigang-ut, i cili është edhe astronauti i parë kinez që ka bërë "ecje kozmike" para 13 vjetësh. Ndërsa Wang Yaping u bë astronautja e parë femër kineze që del jashtë stacionit hapësinor.

Siç mësohet, me mbështetjen e "krahut mekanik", dy astronautët mbaruan instalimin e disa pajisjeve dhe të pjesëve të këmbimit lidhëse, në bashkëpunim me kolegun brenda stacionit.

Dy astronautë kinezë punojnë jashtë stacionit(Xinhua)

Astronauti Zhai Zhigang mbaroi detyrë(Xinhua)

Astronautja Wang Yaping mbaroi detyrë(Xinhua)

Astronautja Wang Yaping mbaroi detyrë(Xinhua)

Një ndër punët më të rëndësishme është instalimi i pjesëve lidhëse dhe pajisjeve të tjera për kombinimin e "krahëve mekanikë" përkatësisht në modulin kryesor dhe kabinën laboratorike. Instalimi i suksesshëm do të sigurojë ngrohjen dhe energjinë elektrike për funksionimin normal të dy krahëve bashkëpunues, duke qenë kështu një mbështetje e rëndësishme për kryerjen e detyrave të mëvonshme në stacionin hapësinor.

Ky është aktiviteti i tretë i tillë i astronautëve kinezë në stacionin hapësinor dhe i pari i këtij ekuipazhi, si edhe i pari ku merr pjesë një astronaute femër. Gjatë gjithë aktivitetit është forcuar më tej bashkërendimi midis astronautëve e stafit në Tokë dhe midis astronautëve e krahëve mekanikë, janë testuar funksionet e brezit të ri të veshjeve kozmike të prodhuara nga Kina dhe janë provuar përsëri siguria e besueshmëria e pajisjeve mbështetëse.

ekuipazhi i anijes kozmike kineze “Shenzhou-13”, Ye Guangfu, Wang Yaping, Zhai Zhigang(Foto:VCG)

Ekuipazhi i anijes kozmike“Shenzhou-13”: Ye Guangfu, Wang Yaping, Zhai Zhigang(Foto:VCG)

Lidhur me këtë, zv.drejtori i Zyrës së Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë, Lin Xiqiang, tha se, përveç paraqitjes së shkëlqyer të astronautëve, veshjeve kozmike dhe stacionit hapësinor, lidhja midis hapësirës dhe Tokës, funksionimi i teknologjisë mbështetëse tokësore dhe organizimi i gjithë punës janë kryer me efektivitet të lartë dhe sukses. "Aftësia jonë për të kryer aktivitet në hapësirën kozmike është forcuar më tej dhe kemi besim për të kryer si duhet misionet e mëvonshme", tha z. Lin.

“Shenzhou-13” është pjesë e një vargu misionesh për ndërtimin e stacionit të ri hapësinor të Kinës të quajtur “Tiangong” deri në fund të vitit 2022. Më parë, Kina ka nisur me sukses modulin bazë, dy anije kozmike mallrash dhe anijen kozmike “Shenzhou-12” për të ndërtuar stacionin hapësinor

Pas misionit me ekuipazh “Shenzhou-13”, mbeten edhe gjashtë misione fluturimi para se Kina të përfundojë plotësisht ndërtimin e stacionit hapësinor brenda vitit të ardhshëm.(Zhang Yan/Artan)