核心---[hé xīn]---Qendër

Delegacioni i Republikës Popullore të Kinës në OKB pas rikthimit, nëntor, 1971(Xinhua)

Delegacioni i Republikës Popullore të Kinës në OKB pas rikthimit, nëntor, 1971(Xinhua)

OKB-ja është flamuri i multilateralizmit. Karta e OKB-së ka hedhur gurin e themelit të rendit modern ndërkombëtar dhe normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pas rikthimit të vendit të ligjshëm të saj në OKB gjysmë shekulli më parë, Kina gjithmonë i përmbahet dhe praktikon parimin e multilateralizmit të vërtetë, duke marrë pjesë aktive në misionet e ndryshme të OKB-së për të fuqizuar sistemin e qeverisjes globale, me qëllim përballimin më efektiv të sfidave ndërkombëtare.

Kina i përmbahet e palëkundur qëndrimit që në këtë botë ka vetëm një sistem ndërkombëtar, që është ai që ka OKB-në në qendër, dhe ka vetëm një grup normash për marrëdhëniet ndërkombëtare, që janë normat bazë të mbështetura në parimet e Kartës së OKB-së.

Presidenti kinez mbajti fjalim në selinë e OKB-së, 2015(Xinhua)

Presidenti kinez mbajti fjalim në selinë e OKB-së, 2015(Xinhua)

Vitet e fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar vazhdimisht se Kina praktikon gjithmonë multilateralizmin e vërtetë dhe mbështet rolin qendror të OKB-së në çështjet ndërkombëtare. Në shtatorin e vitit 2015, gjatë pjesëmarrjes në samitin e organizuar në kuadrin e 70-vjetorit të themelimit të OKB-së, kreu i shtetit i Kinës u zotua se Kina do të vazhdojë të mbrojë rendin dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar mbi parimet e Kartës së OKB-së. Gjatë këtij samiti, presidenti shpalli disa nisma e masa për të mbështetur konkretisht OKB-në, duke përfshirë krijimin e Fondit të Paqes dhe të Zhvillimit Kinë-OKB, të Fondit të Ndihmës për Bashkëpunimin Jug-Jug dhe të Institutit të Bashkëpunimit dhe të Zhvillimit Jug-Jug. Tani këto nisma dhe masa janë vënë në jetë, duke arritur rezultate të dukshme.

Presidenti kinez mbajti fjalim në selinë e OKB-së, 2015(Xinhua)

Presidenti kinez mbajti fjalim në selinë e OKB-së, 2015(Xinhua)

Fondi i Ndihmës për Bashkëpunimin Jug-Jug, nëpërmjet bashkëpunimit me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka zbatuar mbi 100 projekte në më shumë se 50 vende, nga të cilat përfitojnë mbi 20 milionë banorë. Ndërsa Instituti i Bashkëpunimit dhe i Zhvillimit Jug-Jug ka pranuar mbi 200 studentë nga gati 60 vende të ndryshme në programet e masterit dhe doktoraturës, duke përgatitur talente për qeverisjen e këtyre vendeve në zhvillim.

Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, në kornizën e Fondit të Ndihmës për Bashkëpunimin Jug-Jug, Kina ka ofruar shumë materiale antiepidemike, si vaksina, pajisje mjekësore etj., duke ndihmuar mbi 2 milionë banorë në më shumë se 27 vende afrikane, aziatike dhe të Amerikës Latine.

Sipas një komenti të CMG-së, mbështetja e plotë e Kinës ndaj rolit qendror të OKB-së në arenën ndërkombëtare pasqyrohet njëkohësisht nga pagimi në kohë dhe i plotë i kuotave të saj si vend anëtar i kësaj organizate. Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian deklaroi në prill se Kina, si vendi më i madh në zhvillim, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe kontribuuesja e dytë më e madhe për kuotat e anëtarësimit dhe shpenzimet e misioneve paqeruajtëse, kishte paguar të gjitha kuotat e sivjetshme më 13 prill.

Stephen Perry,Stephen Perry, presidenti i Klubit të Grupit të 48-ve(VCG)

Stephen Perry,Stephen Perry, presidenti i Klubit të Grupit të 48-ve(VCG)

Lidhur me rolin e Kinës në nxitjen e multilateralizmit të vërtetë, Stephen Perry, presidenti i Klubit të Grupit të 48-ve, një organizatë prestigjoze për nxitjen e shkëmbimeve tregtare midis Kinës dhe Britanisë, vuri në dukje se Kina, me veprime konkrete, po nxit rolin qendror të OKB-së në marrëdhëniet midis fuqive të botës për të bashkuar vendet e ndryshme në përballjen e sfidave globale.

Për këto veprime konkrete të palës kineze, Amina J. Mohammed, zv.sekretarja e përgjithshme e përhershme e OKB-së, është e mendimit se Kina është bërë një forcë e rëndësishme në zgjidhjen e krizave botërore.

Amina J. Mohammed, zv.sekretarja e përgjithshme e përhershme e OKB-së(OKB)

Amina J. Mohammed, zv.sekretarja e përgjithshme e përhershme e OKB-së(OKB)

"Udhëheqja e Kinës në çështjet ndërkombëtare po forcohet, qoftë në përballimin e ndryshimit klimatik e forcimin e bashkëpunimit Jug-Jug, qoftë në nxitjen e realizimit të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030. Le të shfrytëzojmë plotësisht këto ndikime e mundësi për të gjetur projekte konkrete për zgjidhjen e krizave botërore", tha numri dy i OKB-së.(Zhang Yan/Artan)