劳动---[láo dòng]---punoj
Foto:VCG
Lideri i ShBA-së tha në një fjalim të tij se në Xinjing ka punë të detyruar dhe hodhi baltë ndaj politikave të Kinës për Xinjiang-un. Megjithatë, sulmet e përsëritura të palës amerikane ndaj Kinës për problemin e të drejtave të njeriut jo vetëm që nuk kanë mundur të vendosin “statusin e udhëheqësit moral" të ShBA-së në botë, por edhe kanë shfaqur standardin e dyfishtë të saj.
Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka sajuar të ashtuquajturat "punë e detyruar" e "gjenocid" dhe gënjeshtra të tjera skandaloze pa ofruar asnjë provë të vërtetë. Ajo ka vazhduar të kritikojë situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe madje ka bërë presion ndaj aleatëve të saj për të sulmuar Kinën së bashku.
Gënjeshtra mbetet gënjeshtër, pavarësisht se sa herë përsëritet. Tani është publikuar në mediat shoqërore pagesa për shfaqjen e "dëshmitarëve" në "Gjykatën e Posaçme Ujgure", që tregon se problemi i të drejtave të njeriut është një përpjekje e forcave antikineze për të penguar zhvillimin e industrisë në Xinjiang, për të dëmtuar stabilitetin e Xinjiang-ut dhe për të penguar zhvillimin e Kinës.
Foto:VCG
Le të marrim "punën e detyruar" si shembull. Megjithëse ShBA-ja e hoqi skllavërinë në vitin 1865, trashëgimia e saj ende është e rrënjosur thellë në shoqërinë amerikane. Sipas statistikave nga disa institucione akademike amerikane, të paktën gjysmë milioni njerëz në ShBA i janë nënshtruar skllavërisë moderne dhe punës së detyruar. ShBA-ja nuk ka nënshkruar shumicën e konventave ndërkombëtare të punës dhe është vendi ku ndodhin krime të tilla si puna e paligjshme e fëmijëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Pakicat etnike në ShBA përballen me pengesa sistematike për punësimin ... Të gjitha këto dëshmi tregojnë se ShBA-ja është vendi që shkel të drejtat e njeriut të punëtorëve, sidomos të pakicave, dhe zbaton "punën e detyruar".
ShBA-ja jo vetëm s'mund të zgjidhë problemin e të drejtave të njeriut brenda vendit, por vazhdon të krijojë shumë fatkeqësi të të drejtave të njeriut në vendet e tjera. Me pretekstin e të drejtave të njeriut, ShBA-ja ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke shkaktuar luftë si në Afganistan. Sipas statistikave, deri në prillin e vitit 2021, mbi 240 mijë veta janë vrarë në luftën e Afganistanit, 47 mijë prej të cilëve banorë të thjeshtë afganë. Ky është rezultat i standardit të dyfishtë të ShBA-së në fushat e antiterrorizmit dhe të të drejtave të njeriut.
Foto:VCG
Në krahasim me këto, qeveria kineze ka marrë masa efektive kundër terrorizmit, në Xinjiang nuk kanë ndodhur incidente të dhunshme terroriste në katër vjetët e fundit dhe mjedisi shoqëror është i qëndrueshëm, që ofron bazë të fortë për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë. Fermeri Erken Reyim nga qyteza Kulebage e distriktit Weili në Xinjiang tha se sivjet prodhimi i pambukut prej tij ishte i madh dhe parashikon se mund të marrë 1 milion juanë të ardhura prej pambukut. Jeta e mirë tregon zhvillimin e të drejtave të njeriut.
Në një koment të saj, CMG-ja vëren se, kur politikanët amerikanë dhe politikanë të tjerë perëndimorë shfrytëzojnë burimet dhe platformën e OKB-së për të hedhur baltë ndaj Xinjiang-ut, vendet në zhvillim, duke përfshirë shumë vende islamike, i dënuan këto veprime. Kjo tregon se bashkësia ndërkombëtare nuk beson lajmet e rreme, madje ndihen të neveritur.