实验室---[shí yàn shì]--- Laborator
Më 22 gusht, uebsajti rus "Analiza politike ushtarake" botoi një artikull të titulluar "Laboratori biologjik amerikan në Kazakistan" nga Vladimir Prokhvatilov. Teksti origjinal është si më poshtë:
Sipas njoftimeve të televizionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Kazakistani nuk ka mbajtur premtimin e vet mbi mbylljen e laboratorit ushtarak amerikan. Programi tregoi fotokopje të dokumenteve përkatëse, që tregojnë se ushtarakët amerikanë ende janë duke punuar në Laboratorin Qendror Special Biologjik në Almati. Njoftimet ofrojnë fragmente nga projektbuxheti i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së për vitet 2021 dhe 2022, ndër të cilat është përfshirë puna në Laboratorin Special të Kazakistanit. Sipas reporterit, Pentagoni bashkëpunon me kompaninë CH2M për të kryer punë në Kazakistan. CH2M është një nga kontraktorët kryesorë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA).
Laboratori Qendror Special Biologjik në Almati është i lidhur me Qendrën Kombëtare të Studimit të Sëmundjeve të Rrezikshme të Ministrisë së Shëndetësisë të Kazakistanit. Kjo qendër nuk e fsheh bashkëpunimin e ngushtë me kontraktorët e Pentagonit. Në prillin e vitit 2021, ekspertët e sëmundjeve infektive të Kazakistanit botuan një artikull ku i shprehnin falënderime të sinqerta kompanisë CH2M, për kontributin e kësaj kompanie për Laboratorin Qendror Special Biologjik në Almati pranë Qendrës Kombëtare të Studimit të Sëmundjeve të Rrezikshme të Ministrisë së Shëndetësisë të Kazakistanit, duke shprehur shpresën për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm në projektet e reja më të rëndësishme.
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev shpalli në qershorin e vitit 2020 se amerikanët u larguan nga Laboratori Qendror Special Biologjik në Almati. Por në shtatorin e vitit 2020, një nënkolonel i Forcave Ajrore të ShBA-së tha se ShBA-ja nuk dëshiron të përfundojë bashkëpunimin me Laboratorin Qendror Special: "Bashkëpunimi ShBA-Kazakistan në këtë fushë ka filluar para shpërthimit të epidemisë. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe pas përfundimit të epidemisë," theksoi ai.
Ekspertët perëndimorë mbështeten në fondet nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve për të kryer studime të ndryshme në Laboratorin Special të Almatit dhe për të transportuar viruset e izoluara jashtë vendit. Në vitin 2017, projekti KZ-33 u zbatua me financim nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve për të studiuar koronavirusin e ri në lakuriqët e natës. Më shumë se 200 mostra të jashtëqitjes së lakuriqëve të natës u mblodhën nga shpellat Wingilli, Karangir dhe Kaptel Khan në rajonin e Turkestanit, dhe u gjetën 12 lloje të reja të koronaviruseve të reja. Instituti i Kërkimeve mbi Biosigurinë i Kazakistanit, kontraktori i Agjencisë Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve, dhe Shkolla e Përbashkët Mjekësore e ShBA-së dhe Singaporit Duke-NUS morën pjesë në këtë studim. Tetë koronaviruse të izoluara u dërguan në Shkollën e Mjekësisë Duke-NUS në Singapor, e cila më vonë u bë pjesëmarrëse në projektin e vaksinës Pfizer.
ShBA-ja akuzon Kinën për COVID-19, por sipas njoftimeve të revistës "Nature Medicine", gjurmët e ShBA-së në përhapjen e koronavirusit të ri gjenden kudo. Kontraktorët kryesorë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes kanë marrë pjesë në projektin KY-33, që tregon se këtu ka mundësi të ketë gjurmë të laboratorit të Kazakistanit.
Labratorët ushtarakë amerikanë në Kazakistan shkaktojnë rrezik për popullin e Kazakistanit. Ish-ministri i Mbrojtjes i Kazakistanit Amirbek Togusov u përpoq të zhdukë këto “fabrika të vdekjes”, sidomos Laboratorin Qendror Special Biologjik në Almati. Ai tha se këtu po kontaktohet me patogjene që mund të bëhen armë biologjike.
Aktualisht, në kuadër të CBEP (Programi i Përbashkët i Bashkëpunimit Biologjik) i financuar nga Pentagoni, ka gjashtë qendra biologjike në Kazakistan, për të cilat përgjigjet veçanërisht kompania CH2M. Objektet kryesore ndër to janë laboratori special qendror në Almati dhe laboratori special i nivelit të lartë i mbrojtjes biologjike i Institutit Kërkimor të Biosigurisë në Kordai të prefekturës Zhambyl. (Çang Çuo)