交通-【jiāo tōng】- transport

Konferenca e 2-ë e Transportit të Qëndrueshëm Global e OKB-së përfundoi në Pekin të shtunën, me publikimin e Deklaratës së Pekinit si dokumenti përfundimtar.

Duke vënë në dukje rëndësinë e transportit të qëndrueshëm, deklarata nënvizon se përshpejtimi i transformimit drejt transportit të qëndrueshëm do të jetë kyç për krijimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin .

foto nga Xinhua

“Teknologjitë e reja, kur përdoren në mënyrën e duhur, janë çelësi për zgjidhjen e shumë prej sfidave të transportit të qëndrueshëm,” thekson deklarata, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërtimin e aftësive dhe shkëmbimin e njohurive mes vendeve.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Nevojat e zonave të largëta rurale dhe vendeve në situata të veçanta duhet të trajtohen duke zgjeruar sitemet dhe infrakstrukturën e transportit të qëndrueshëm, sipas deklaratës. Gjithashtu, duhet të bëhen përpjekje për të rrigur sigurinë rrugore dhe për të përmirësuar aftësitë e parandalimit e të reagimit ndaj epidemisë të sektorit të transportit.

Pjesëmarrësit mirëpritën krijimin e Qendrës Globale të Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm në Kinë, e cila synon shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e aftësive në vendet në zhvillim për transportin e qëndrueshëm, thuhet në deklaratë.

Ministri i Transportit i Kinës Li Xiaopeng u shpreh në fjalën e tij se deklarata përmban një vizion për transportin e qëndrueshëm global dhe parashtron nisma veprimi për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e transportit.

“Ne kemi mundësi tani për të përdorur risitë dhe teknologjitë që mund të revolucionarizojnë transportin,” tha sekretari i përgjithshëm i Konferencës Liu Zhemin, njëkohësisht zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Shoqërore. Ai bëri thirrje për bashkëpunim global për të siguruar që transporti i qëndrueshëm të lehtësojë arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe objektivave të Marrëveshjes së Parisit.

Konferenca, që u mbajt nga e enjtja deri në shtunën, kërkoi gjetjen e zgjidhjeve për një transport të sigurt, të arritshëm, të gjelbër dhe elastik.

Ministrat e transportit, ekspertët e sektorit dhe grupet e shoqërisë civile u mbodhën në lidhje virtuale dhe në terren për këtë konferencë, duke shkëmbyer pikëpamje për tema si jetesa e zhvillimi i gjelbër, parandalimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. (Fang Xiaoyu/Artan)