泄露---[xiè lòu]---Dalje

Foto: Pamje e artikullit të postuar në uebsajtin e “Los Angeles Times”-it.

Foto: Pamje e artikullit të postuar në uebsajtin e “Los Angeles Times”-it.

Pavarësisht shtimit të dëshmive që vërtetojnë se koronavirusi i tipit të ri e ka burimin nga natyra, disa media amerikane si CNN, “Intercept” dhe “Atlantic” vazhdojnë të promovojnë “teorinë e daljes nga laboratori”, shkruan Michael Hiltzik, një gazetar fitues i çmimit “Pulitzer”.

Artikulli me titullin “Dëshmi të reja minojnë teorinë e daljes së virusit të COVID-it nga laboratori, por media vazhdon ta promovojë atë”, u publikua ditët e fundit në “Los Angeles Times”.

“Kur vjen fjala te pandemia, pseudoshkenca ia kalon pothuajse gjithmonë shkencës së vërtetë. Një ndër shembujt më të mirë është një supozim i pambështetur se virusi që shkakton COVID-19 doli nga një laborator kinez”, vë në dukje Hiltzik.

Sipas artikullit, thëniet për daljen e virusit prej laboratorit, që u shfaqën për herë të parë gjatë administratës së Trump-it, ishin “pjesë e fushatës së informacionit të Shtëpisë së Bardhë për të demonizuar Kinën”.

Hiltzik citon një seri studimesh virologjike mbi origjinën e COVID-19, të cilat kanë shtuar provat që virusi kaloi nga kafshët te njeriu.

Megjithatë, disa media amerikane kanë minimizuar ose injoruar plotësisht këto zbulime të fundit shkencore, duke vijuar të përhapin hipotezën për daljen nga laboratori nëpërmjet teknikave të çorientimit.

Në gusht, CNN-ja transmetoi një dokumentar njëorësh me titullin “Origjina e COVID-19, kërkim për burimin”. Në këtë program, si mbështetësit e teorisë së origjinës zoonotike, pra të kalimit nga kafshët te njeriu, edhe ata të teorisë së daljes laboratorike shtjelluan qëndrimet e tyre.

Mbështetësit e teorisë së origjinës zoonotike ishin virologë profesionistë si Kristian Andersen nga Instituti i Studimeve “Scripps” në qytetin La Jolla dhe Peter Daszak, një zoolog i njohur.

Por, siç vuri në dukje Hiltzik, të ftuarit pro teorisë së daljes nga laboratori përfshinin Alina Chan, një studiuese në Institutin “Broad”, një qendër studimore biomjekësore, si dhe Josh Rogin, një kolumnist i “Washington Post”-it, asnjë prej të cilëve nuk ka ndonjë përvojë në virologji. Programi gjithashtu nuk përmendi se Chan po punon për një libër rreth origjinës së COVID-19, ku pritet të theksohet teoria e daljes nga laboratori.

Eksperti i OBSh-së tregoi rezultatet e studimore në Wuhan(VCG)

Eksperti i OBSh-së tregoi rezultatet e studimore në Wuhan(VCG)

“Nëpërmjet paraqitjes së këtyre dy teorive si dy përgjigje njësoj të besueshme për një mister, CNN-ja lustron faktin se komuniteti virologjik e konsideron origjinën nga kafshët shumë më të besueshme sesa dalja nga një laborator. Në fakt, këto dy hipoteza kanë diferencë jashtëzakonshme të madhe në besueshmëri”, shkruan Hiltzik.

Ai përmend një artikull të postuar në internet në shtator nga studiuesit e Institutit francez “Pasteur” dhe që po shqyrtohet për publikim në revistën “Nature”, ku thuhet se tre viruse të zbuluara te lakuriqët e natës që jetojnë në shpella në Laosin Verior, kanë karakteristika shumë të ngjashme me koronavirusin që shkaktoi COVID-19. Sipas “Nature”, këto viruse janë “më të ngjashme me SARS-CoV-2 sesa çdo virus i zbuluar deri më sot”.

Ndërsa një artikull i publikuar në fund të gushtit nga studiuesit e laboratorit të Wuhan-it raporton për viruse të gjetura te minjtë që janë me karakteristika të ngjashme si ato koronavirusit i tipit të ri që prek lehtë njerëzit.

“Përgjigjja e pyetjes mbi origjinën e COVID-19 nuk ka vetëm interes shkencor. Ajo mund të drejtojë përgatitjet e botës për pandemitë e ardhshme. Nëse virusi ka dalë nga laboratori, duhet të merren më shumë masa për të ngritur nivelin e sigurisë laboratorike; nëse opinioni shkencor vijon të përqendrohet te përhapja nga kafshët te njeriu, kjo do të theksojë rëndësinë e rregullimit të kontakteve midis njerëzve dhe kafshëve. Me fjalë të tjera, nëse fokusohemi te përgjigjja e gabuar, nuk do të merren masat e duhura. E ardhmja e njeriut varet nëse nuk do të shpërqendrohet nga pretendimet me motive politike dhe të pambështetura për laboratorët kinezë”, shkruan Michael Hiltzik.(Zhang Yan/Artan)