小康---[xiǎo kāng]---begatia relative
Më 1 korrik të këtij viti, Kina i shpalli botës arritjen e gjithanshme të shoqërisë relativisht të begatë, duke realizuar ëndrrën mijëvjeçare të popullit kinez. Krahas vlerësimeve, bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë gjithashtu ç'është shoqëria relativisht e begatë në të gjitha aspektet, si e realizoi Kina atë dhe çfarë do t'i sjellë botës ajo?
Në përgjigje të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare, pala zyrtare publikoi të martën librin e bardhë "Begatia relative në të gjitha aspektet në Kinë".
Zyra e Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi më 28 shtator librin e bardhë "Begatia relative në të gjitha aspektet në Kinë".
Kyçi i begatisë relative në të gjitha aspektet është "të gjitha aspektet". Sipas librit të bardhë, "begatia relative në të gjitha aspektet" mishërohet, nga njëra anë, nga gjithanshmëria e fushave, duke përfshirë zhvillimin e shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të ekonomisë, zgjerimin e ndërprerë të demokracisë popullore, lulëzimin e kulturës, përmirësimin e dukshëm të jetesës së popullit, si dhe ndryshimin historik të mjedisit ekologjik. Nga ana tjetër, "begatia relative në të gjitha aspektet" lidhet me përfshirjen e gjithanshme të popullsisë dhe të krahinave, d.m.th., gëzimin e përbashkët të fryteve të zhvillimit në të gjitha zonat urbane e rurale të vendit.
Pra, begatia relative në të gjitha aspektet është shumëpërmasore dhe gjithëpërfshirëse. Ajo bazohet në zhvillimin ekonomik dhe demonstrohet drejtpërdrejt nga përmirësimi i jetesës së popullit. Sipas të dhënave statistikore në librin e bardhë, të ardhurat e disponueshme për frymë të kinezëve në vitin 1978 ishin 171 juanë (afro 26 dollarë), kurse në vitin 2020 kjo shifër arriti në 32 189 juanë (4 973 dollarë). Zhdukja e varfërisë absolute është bërë simboli kryesor i begatisë relative në Kinë.
Vlen të përmendet se gjatë procesit të ndërtimit të shoqërisë relativisht të begatë, Kina është bërë edhe vendi nr. 1 në botë për shtimin e burimeve pyjore dhe për sipërfaqen e pyjeve artificiale. Një mjedis më i mirë ekologjik është pjesë e shoqërisë relativisht begatë në Kinë. Në vitin 2020, niveli i kënaqësisë së kinezëve për cilësinë e mjedisit arriti në 89.5 për qind. Eksperti francez mbi çështjet e Kinës, Pierre Picquart, vlerësoi: "'Të gjitha aspektet' shënojnë përparimet kolosale të Kinës në fusha të ndryshme, si ekonomike, tekniko-shencore, kulturore, mjedisore etj., dhe gjithashtu ngritjen konkrete të cilësisë së jetesës së popullit kinez."
Fshati relativisht i begatë Gaofangzi në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore/ VCG
Si vendi me numrin më të madh të popullsisë në botë dhe vendi më i madh në zhvillim, realizimi i shoqërisë relativisht të begatë është kontributi kolosal i Kinës për paqen dhe zhvillimin e botës. P.sh., zhdukja e varfërisë absolute në Kinë jo vetëm zvogëlon shumë numrin e të varfërve në botë, por i jep besim e forcë nxitëse çështjes globale të zbutjes së varfërisë.
Procesi i ndërtimit të shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet në Kinë u krye në lidhje e ndërveprim me botën dhe ka nxitur fuqimisht zhvillimin e përbashkët të botës. Qysh nga viti 2006, Kina ka qenë kontribuuesja më e madhe për rritjen ekonomike të botës për 15 vjet me radhë dhe ka kontribuuar mesatarisht 30 për qind të rritjes së ekonomisë botërore. Gjatë gjendjes pandemike, është bërë gjithnjë e më e dukshme rëndësia e ekonomisë kineze për botën. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomike kineze pati rritje prej 12.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë e të tregtisë globale. Parashikohet se në pesë vjetët e ardhshëm, Kina do të importojë mallra me vlerë më shumë se 10 trilionë dollarë amerikanë nga vendet e rajonet e tjera dhe do të investojë drejtpërdrejt në këto vende e rajone mbi 550 miliardë dollarë amerikanë. Struktura e re e zhvillimit e Kinës pa dyshim do t'u krijojë vendeve të tjera një treg më të gjerë dhe një hapësirë më të madhe zhvillimi.
Më thellësisht, praktika dhe përvoja e Kinës në realizimin e shoqërisë relativisht të begatë shërbejnë edhe si rruga e re drejt modernizimit për shumë vende në zhvillim. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Egjiptit Salah Adly tha: "Përvoja efektive dhe mënyrat novative të Kinës në zbutjen e varfërisë janë bërë një shembull mësimi për shumë vende në zhvillim." (Wang Lei/ Artan)