人口---[rén kǒu]---popullsi
Libri i badhë “Zhvillimi i popullsisë në Xinjiang”, i publikuar nga pala zyrtare e Kinës, paraqet me të dhëna të sakta gjendjen e zhvillimit të popullsisë në këtë rajon dhe i tregon botës shembullin e suksesshëm të Kinës, këtij vendi unik me shumë kombësi, në nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të popullsisë të pakicave kombëtare.
Xinjiang-u ndodhet në Veriperëndim të Kinës dhe në brendësinë e kontinentit euroaziatik, e në të banojnë shumë kombësi. Me procesin e industrializimit, urbanizimit dhe modernizimit, edhe popullsia atje po shkon drejt prirjes së lindshmërisë së ulët, vdekshmërisë së ulët dhe rritjes së ulët. Ky është rezultat i shumë elementeve, si zhvillimi ekonomik e shoqëror, ndryshimi i koncepteve të martesës dhe të lindjes së fëmijëve etj. dhe përputhet me rregullat e zakonshme të zhvillimit të popullsisë në botë.
Ky rezultat pasqyrohet më qartë nga shifrat. Sipas të dhënave të vitit 2020, gjatë 10 vjetëve të kaluar, ritmet e rritjes së popullsisë në Xinjiang u radhitën në vendin e 4-t në mbarë Kinën, ndërsa vëllimi i rritjes së popullsisë në vendin e 8-të. Njëkohësisht, kombësia ujgure ka ruajtur nivelin e lartë të rritjes së popullsisë, e cila u ngrit nga 8.35 milionë në vitin 2000 në 11.62 milionë vitin e kaluar, me një rritje mesatare prej 1.67 për qind në vit. Kjo rritje është më e lartë se niveli mesatar i rritjes së popullisë së pakicave kombëtare kineze gjatë së njëjtës periudhë. Krahas kësaj, në librin e bardhë vihet në dukje gjithashtu se edhe në të ardhmen, popullsia në Xinjiang, veçanërisht ajo ujgure, do të ruajë rritjen e qëndrueshme.
Jo vetëm në sasi, por popullsia e pakicave kombëtare në Xinjiang ka pasur përparime të ndjeshme edhe në jetëgjatësi, nivelin e arsimimit dhe cilësinë e jetesës, të cilat përfshihen në treguesit e zhvillimit njerëzor, të përcaktuara nga OKB-ja.
Në vitin 2019, jetëgjatësia mesatare në Xinjiang ishte 74.7 vjet, 2.35 vjet më e gjatë se në vitin 2010. Ndër 100 mijë ujgurë, 8 944 janë të diplomuar, 6 540 më shumë se në vitin 2000.
Në sesionin e 48-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, që përfundoi pak kohë më parë, banori ujgur Tursu nga prefektura Aksu e Xinjiang-ut shtjelloi historinë e vet të punësimit. Ai tha se punon jashtë vendlindjes për të fituar më shumë para dhe për të pasur jetesë më të mirë, por një pjesë e të huajve shpifin lidhur me punësimin normal të ujgurëve, duke e quajtur si “punë e detyruar”, dhe “kjo është absurde”.
Zhvillimi i popullsisë në Xinjiang bën pjesë në përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë rajon, falë stabilitetit shoqëror atje, i cili është gjithashtu rezultat i dukshëm i masave parandaluese antiterroriste të qeverisë kineze. Por forcat antikineze në Perëndim, pa përfillur faktet dhe të vërtetën mbi Xinjiang-un, fabrikuan gënjeshtrat e habitshme, si të ashtuquajturat “punë e detyruar”, “sterilizim me forcë” e “gjenocid kulturor”, dhe nisën sulmet në bazë të këtyre gënjeshtrave kundrejt sektorëve kryesorë në Xinjiang, si pambuku, domatet dhe energjia fotovoltaike. Qëllimi i tyre është heqja me forcë e të drejtave të punës dhe të zhvillimit të banorëve në Xinjiang dhe kthimi i këtij rajoni në gjendjen e prapambetur e të varfër dhe më tej, të shkaktojnë trazira në Xinjiang dhe të pengojnë zhvillimin e Kinës.
Veprimet e forcave antikineze perëndimore kanë shkelur seriozisht të drejtat e njeriut të masave popullore në Xinjiang dhe dënohen e demaskohen nga gjithnjë e më shumë të huaj që kanë shpirtin e drejtësisë. Në prill të këtij viti, blogeri i famshëm izraelit Raz Galor shkoi në Xinjiang dhe hodhi poshtë akuzat e pabaza të vendeve perëndimore për të ashtuquajturën “punë e detyruar” në këtë rajon. Ai vuri në dukje: “Xinjiang-u ka pasur traditën e mbjelljes së pambukut që nga lashtësia dhe banorët atje merren me këtë punë jo nga ndonjë detyrim i befasishëm. Në mbjelljen e pambukut, banorët në Xinjiang janë më të aftë se të tjerët.”
Gjatë intervistave të tij me disa fëmijë vendës, Raz Galor zbuloi se ata kanë ëndrra dhe aftësinë e mendimit të pavarur. “Kjo është gjendja e jetës së tyre të vërtetë dhe asnjëri nuk i ‘frenon’ ata.”
Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën. Të dhënat tregojnë se gjendja e zhvillimit të popullsisë në Xinjiang është e pakrahasueshme me asnjë periudhë tjetër historike. Gënjeshtrat mbi Xinjiang-un nuk mund ta mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar dhe nuk do të pengojnë procesin e modernizimit në Xinjiang e as përparimin e zhvillimin e Kinës. (Wang Lei/Artan) foto nga VCG