召回---[zhào huí]---tërheq
Më 17 shtator Franca njoftoi një vendim të jashtëzakonshëm se do të tërhiqte ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Kjo është hera e parë që Franca tërheq ambasadorët e vet në këto dy vende. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha në një deklaratë se ky vendim ishte një përgjigje ndaj "situatës jashtëzakonisht serioze" të shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia më 15 shtator me kërkesën e presidentit.
Me "situatë jashtëzakonisht serioze" bëhet fjalë për njoftimin e krijimit të një aleance të re të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia po atë ditë, dhe “grisjen” nga pala australiane të kontratës së madhe të prokurimit të nëndetëseve të nënshkruar me Francën, duke vendosur bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. "Grabitja e porosisë" nga Shtetet e Bashkuara dhe "prishja e kontratës" nga pala australiane bëri që Franca të mos e “gëlltitë” dot zemërimin e saj, duke iu drejtuar tërheqjes së ambasadorëve si një mjet i fundit diplomatik.
Zemërimi i francezëve mund të imagjinohet dhe nuk mund të mbivlerësohet. Veprimet e ShBA-së dhe Australisë janë të ndërlidhura, duke qenë si një shpim një teh të mprehtë që i ka sjellë lëndim dhe poshtërim Francës dhe dëme të mëdha interesave ekonomike të saj. Australia anuloi një kontratë prokurimi të nëndetëseve me një vlerë dhjetëra miliarda dollarë, që kishte vendosur një rekord për sa u përket kontratave të mbrojtjes. Për të siguruar këtë kontratë, Franca ndërmori shumë veprime dhe zhvilloi negociata të panumërta, dhe më në fund arriti një marrëveshje në vitin 2016, duke negociuar me Australinë për detajet e kontratës që atëherë. Por tani Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në lojë dhe të gjitha përpjekjet franceze kanë qenë të kota. CNN-i vuri në dukje në një analizë po më 17 shtator se Franca është eksportuese kryesore e armëve në botë dhe anulimi i këtij transaksioni nga pala australiane do të sjellë humbje të mëdha ekonomike për industrinë franceze të mbrojtjes.
Përveç interesave ekonomike, ajo që e ka lënduar edhe më shumë Francën është tradhtia nga aleatët dhe poshtërimi i madh që i kanë bërë ata. Sipas një burimi francez i cili kërkoi të mbetej anonim, kur sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Francën në qershor të këtij viti, pala franceze i tha se projekti franko-australian i nëndetëseve ishte shumë i rëndësishëm për Francën. Por pa dyshim, Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë parasysh shqetësimet e aleatëve të tyre. Sipas raporteve të mediave, Shtetet e Bashkuara kishin pak komunikim me Francën para se të njoftonin krijimin e një aleance të re me Britaninë dhe Australinë. Sa i përket kontratës së nëndetëseve, Shtëpia e Bardhë e njoftoi Francën vetëm pasi situata u raportua në media.
Një veprim i tillë "i nguljes së thikës pas shpine" pa dyshim që është një shpërfillje e hapur e Francës. Për francezët që kanë një ndjenjë të fortë krenarie kombëtare, poshtërimi mund të merret me mend. Kjo është arsyeja pse Le Drian e kritikoi sjelljen "tradhtare" të ShBA-së dhe Australisë si të papranueshme në deklaratën e tij. Philippe Etienne, ambasadori francez në Shtetet e Bashkuara, theksoi se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë "ndikojnë drejtpërdrejt në pikëpamjet tona mbi aleancat, partneritetet tona dhe rëndësinë e Indo-Paqësorit për Evropën".
Franca ka qenë aleate e Shteteve të Bashkuara për më shumë se 240 vjet. Ajo ka pasur mosmarrëveshje dhe konfrontime verbale me Shtetet e Bashkuara në histori, por kurrë nuk ka pasur një thyerje të tillë të besimit. Kjo tregon nga ana tjetër se sa egoist, i pasjellshëm dhe dominues është trajtimi nga Shtetet e Bashkuara i aleatëve të vet. Nuk është çudi që ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly u ankua që Franca "e sheh qartë" se si i trajtojnë Shtetet e Bashkuara aleatët e vet.
Pas ardhjes në detyrë, administrata e tanishme amerikane është angazhuar në diplomacinë "e vlerave", duke pretenduar se do të rregullojë marrëdhënien e "aleancës transatlantike" të dëmtuar nga paraardhësi i saj. Por realiteti i pamëshirshëm i ka ftohur plotësisht zemrat e evropianëve. Nga kjo, bota mund të shohë qartë se ShBA-ja dhe aleatët e saj e mbështetin njëri -tjetrin vetëm në sipërfaqe. Sapo të preken interesat e vërteta ekonomike, të sigurisë dhe strategjike, rrymat e nëndheshme menjëherë do të kthehen në valë të mëdha, duke zbuluar dyshimet dhe mundimet e tyre.
Për Shtetet e Bashkuara ka vetëm interesa të përjetshëm dhe asnjë aleat të vërtetë. Është koha që Evropa të kërkojë autonomi strategjike dhe të marrë të ardhmen e vet në duart e veta!