答案---[dá àn]---përgjigje

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori në mëngjesin e së premtes një telefonatë nga presidenti i ShBA-së Joe Biden. Të dy udhëheqësit patën një komunikim dhe shkëmbim të sinqertë, të thelluar dhe të gjerë strategjik mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjet përkatëse me interes reciprok.

Kjo ishte telefonata e 11-të midis presidentit Xi dhe kryetarit të një vendi a qeverie brenda një muaji. Presidenti Xi Jinping ka marrë pjesë në tre veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare shumëpalëshe në mënyrë virtuale muajin e kaluar, duke përfshirë samitin e 13-të të vendeve të BRICS-it të sapopërfunduar.

Kjo ishte gjithashtu hera e dytë sivjet që presidenti kinez foli me homologun e vet amerikan me ftesën e ShBA-së. CNN-ja theksoi se ishte pala amerikane nismëtarja e kësaj telefonate.

Për sa i përket bashkëpunimit, pavarësisht nëse ShBA-ja është e sinqertë apo jo, diplomacia e kreut të shtetit të Kinës ka synuar gjithmonë forcimin e bashkëpunimit global.

Marrëdhëniet kino-amerikane janë ndër marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Në këtë bisedë telefonike, Xi tha ndër të tjera: “Kina dhe ShBA-ja janë përkatësisht vendi më i madh në zhvillim dhe vendi më i madh i zhvilluar. Nëse ato i trajtojnë mirë marrëdhëniet e tyre, kjo do të ndikojë në të ardhmen e botës. Kjo është pyetja e shekullit, së të cilës të dy vendet duhet t’i japin një përgjigje të mirë.”

Pasi Biden-i mori detyrën, të dy vendet janë larguar më shumë nga njëri-tjetri. Muajt e fundit, Kongresi i ShBA-së ka pasur më shumë projektligje mbi Kinën se më parë, mbi dhjetë të tilla vetëm në korrik, shumica prej të cilave rekomandojnë politika kundër Kinës ose për kufizimin e Kinës. ShBA-ja po përpiqet ta shtypë dhe përmbajë Kinën më shumë se kurrë.

Pavarësisht trysnisë, Kina do të ngulë këmbë në rrugën e vet. Për çdo truk të ShBA-së, Kina ka kundërmasat e saj. Në telefonatën në fillim të këtij viti, Xi dha çelësin për “thyerjen e akullit” në marrëdhëniet Kinë-ShBA: “Megjithëse të dy palët mund të kenë dallime në disa çështje, është thelbësore që ato të tregojnë respekt të ndërsjellë dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë.”

Në telefonatën, Xi tha se “bashkësia ndërkombëtare po përballohen me shumë sfida të përbashkëta, Kina dhe ShBA-ka duhet të tregojnë vizion të gjerë dhe të marrin përgjegjësi të mëdha. Të dy vendet duhet të shikojnë përpara dhe ecin përpara, të demonstrojnë guxim strategjik dhe vendosmëri politike, dhe të sjellin marrëdhënie Kinë-ShBA në rrugën e duhur të zhvillimit të qëndrueshëm sa më shpejt në dobi të popujve të të vendeve dhe të botës.”

Kjo bisedë telefonike gjithashtu tregon se ShBA-ja lëshoi përsëri sinjale që dëshiron të ketë dialog dhe bashkëpunim aktiv me Kinën. Arsyeja për këtë u theksua nga Xi në bisedën me Biden-in: “Konfrontimi midis Kinës dhe ShBA-së do të jetë sigurisht një katastrofë për të dy vendet dhe botën.”

Marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA-së nuk janë një zgjedhje, por një gjë që duhet ta bëjmë dhe duhet ta bëjmë mirë.

Për “pyetjen e shekullit”, të cilës të dy palët duhet t’i përgjigjen, Kina e ka dhënë zgjidhjen e vet.

Kina do të presë për të parë se si do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje Shtetet e Bashkuara./ foto nga VCG