贸易---[mào yì]---tregti
Në Pekin po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës 2021. Kina tani është bërë një nga ekonomitë me rritje më të madhe në tregtinë e shërbimeve në botë dhe ky sektor është kyçi i punëve të qeverisë kineze për thellimin e reformave në marketizimin dhe hapjen me nivel më të lartë. Ky konsiderohet si një rast i ri për investimet dhe zgjerimin e biznesit të kompanive ndërkombëtare. Përgjegjësit e shumë prej këtyre kompanive u shprehën që ata po presin që, bashkë me Kinën, të nxisin zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së shërbimeve.
Sivjet është viti i nisjes së planit të 14-të 5-vjeçar në Kinë. Për hapjen e sektorit të shërbimeve dhe tregtisë së shërbimeve, Kina ka publikuar një sërë masash të reja dhe zgjerimi i hapjes ka pasur efekte të pandërprera.
Një ditë para hapjes së këtij panairi ndërkombëtar, parku i 5-të “Universal Studios” në botë, parku “Universal Studios” i Pekinit, filloi shërbimet eksperimentale. Si një biznes nga kompania amerikane NBC, presidenti i Resortit “Universal” të Pekinit, Tom Mehrmann, shpreh optimizëm të plotë për tregun kinez.
“Para 20 vjetësh, patëm vizionin për ndërtimin e ‘Universal Studios’ në Pekin, duke e shndërruar në një destinacion të shërbimeve argëtuese në Kinë, madje në tërë botën. Tani, ky vizion është realizuar dhe besoj që ky do të jetë një simbol i ri për turizmin në Pekin,” thotë Tom Mehrmann.
Fillimi nga puna i parkut “Universal Studios” në fakt është një eksplorim i pandërprerë i Kinës për hapjen e sektorit të shërbimeve. Të dhënat tregojnë që, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në sektorin e shërbimeve të Kinës ka njohur një rritje më shumë se 33.4 %, 4.7 pikë përqindjeje më shumë se niveli i përgjithshëm i përdorimit real të investimeve të huaja në mbarë vendin. Investimet e huaja përbënë pothuajse 80 % të sektorit kinez të shërbimeve. Kompanitë e huaja kanë shfrytëzuar epërsitë e tyre në talente, financim, teknologji e menaxhim dhe kanë nxitur zhvillimin e tregtisë së shërbimeve të Kinës, duke pasur zhvillim të shpejtë të biznesin e tyre.
Kompania farmaceutike “Bayer”, si një nga ndërmarrjet e para që kanë hyrë në tregun kinez, këtë herë ka paraqitur produktet kryesore lidhur me diabetin, sëmundjet kardovaskulare dhe tumoret. Presidentja për tregun kinez dhe zv.presidentja ekzekutive e njësisë së barnave pa recetë pranë grupit “Bayer”, Zhou Xiaolan, u shpreh që Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve është një dritare e rëndësishme për hapjen e Kinës, çka u ka ofruar kompanive ndërkombëtare një platformë ndërkombëtare për ekspozimin, shkëmbimet e bashkëpunimin dhe është bërë një rrugë e rëndësishme për t’u njohur me nevojat mjekësore të banorëve vendorë.
“Bayer”-i shpreson që me këtë platformë, të thellohet më tej bashkëpunimi me Kinën dhe të sillen më shumë arritje inovative për popullin kinez.
Në këtë panair shërbimet digjitale janë një pjesë e rëndësishme. Kompania “Ernst & Young” ofron shërbimet ndërkombëtare të kontabilitetit. Në panair “Ernst & Young” ka publikuar arritje të shumta, si platforma për menaxhimin digjital të punëve financiare. Kryetari ekzekutiv i kompanisë Carmine Di Sibio u shpreh:
“Si nyja kryesore inovative në digjitalizim, zhvillimi i ekonomisë digjitale kineze renditet në vendet e para të botës. Kina ndodhet në vendin e parë për ndërtimin e stacioneve bazë 5G, mbulimin e rrjetit kibernetik e nivelin e të dhënave të internetit të lëvizshëm. Kina mund të bëhet pioniere e transformimit digjital, duke i treguar botës si mund të çlirohen efektet shoqërore dhe ekonomike të digjitalizimit.”
(Jiang Lei)