平民---[píng mín]---Civil
Të dielën në mbrëmje, trupat amerikane në Afganistan kryen një sulm me avion të telekomanduar kundër një lagjeje në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e 10 civilëve, duke përfshirë një foshnjë 2 vjeçe.
Pala amerikane shpalli në fillim se nga ky sulm ajror u vra një terrorist që dyshohej se po përgatiste një sulm vetëvrasës me makinë bombë kundër aeroportit të Kabulit, por më vonë e ndryshoi këtë deklaratë. Kapiteni i Marinës së ShBA-së Bill Urban bëri një deklaratë, sipas së cilës gjatë sulmit amerikan u godit një makinë që dyshohej se po mbartte një numër të madh terroristësh. Lënda plasëse në makinë shpërtheu, duke shkaktuar një shpërthim të dytë përreth makinës, e pikërisht ky shpërthim i dytë shkaktoi vdekjen e plagosjen e civilëve.
A është e vërteta kështu? Korrespondenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në Kabul vizitoi vendin e sulmit dhe e pa makinën e dëmtuar rëndë në oborrin e një shtëpie. Katër vëllezër jetonin së bashku në këtë shtëpi dhe një prej tyre u vra nga shpërthimi. Siç bëhet e ditur nga vëllai i tij, kur nisi sulmi ajror amerikan, makina sapo arriti në shtëpi dhe nuk ishte rrugës për në aeroport sipas thënieve të trupave amerikane. Teksa fëmijët po prisnin kthimin e makinës, ndodhi befas fatkeqësia. Dëshmitarët e incidentit u shprehën se në makinë nuk kishte lëndë shpërthyese dhe përreth saj nuk u zbuluan shenjat e ndonjë shpërthimi të dytë, sepse një shtëpi e vjetër nuk mund ta përballojë një shpërthim të përmasave të mëdha. Të afërmit e viktimave i thanë korrespondentit të CMG-së se gjatë sulmit, 10 të afërm të tyre vdiqën, duke përfshirë një foshnjë 2 vjeçe.
Siç bëhet e ditur, viktima pronar i makinës kishte punuar gjithmonë për agjenci të huaja dhe kishte marrë vizën duke pritur evakuimin jashtë vendit, por ai nuk e arriti atë ditë.
Faktet dëshmojnë se ky incident është një bombardim gabimisht. Nëse i hedhim një sy historisë 20-vjeçare të luftës në Afganistan, mund të zbulojmë se incidente të ngjashme kanë ndodhur herë pas here. (Fani)