政党---[zhèng dǎng]---Parti
"Partia Komuniste e Kinës është një parti me ambicie largpamëse, dhe kjo ambicie nuk është hegjemonia, por kontributi ndaj botës". Lidhur me këtë fjali të shkruar në dokumentin e publikuar ditët e fundit nga Departamentit i Promovimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, "PKK-ja: Misioni historik dhe kontributet e saj", Grupi Mediatik i Kinës vuri në dukje në një koment se kjo nuk është një parullë, por praktika që partia më e madhe në botë ka ndjekur që nga krijimi i saj.
Partia Komuniste e Kinës lindi në luftën kundër agresionit të huaj. Për shkak se ka vuajtur shumë nga luftërat, ajo e çmon jashtëzakonisht paqen dhe kundërshton me vendosmëri hegjemonizmin dhe politikën e forcës. "Nëse bota është mirë, edhe Kina do të jetë mirë. Nëse Kina është mirë, edhe bota do të jetë më mirë", ky është koncepti i thjeshtë, por kuptimplotë i PKK-së.
VCG
Që nga paraqitja e "pesë parimeve të bashkëjetesës paqësore" në vitet ‘50 të shekullit të kaluar deri në shpalljen e paqes e të zhvillimit si tema kryesore të epokës në vitet ‘70 dhe të propozimeve, si ndërtimi i një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit etj., Partia Komuniste e Kinës gjithmon ofron mençuri dhe projekte për mbrojtjen e paqes botërore.
Që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Kina nuk ka nisur asnjëherë ndonjë luftë apo konflikt, nuk ka bërë agresion në asnjë cep tokë të ndonjë vendi tjetër. Tani ajo është financuesja e dytë më e madhe në botë e misioneve paqeruajtëse të OKB-së dhe vendi që ka dërguar më shumë personel paqeruajtës ndër pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjithashtu,Kina po merr pjesë në reformimin dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale, duke bërë përpjekje të pandërprera në luftën kundër varfërisë, terrorizmit etj.
Ndihmat e Kinës ndaj vendeve të tjera në luftën anti-pandemike(VCG)
Kontributet e tjera të Kinës ndaj botës pasqyrohen nga nxitja e zhvillimit të përbashkët.
Nga një anë, Partia Komuniste e Kinës realizoi modernizimin e vendit më të madh në zhvillim, gjë që është vetë një kontribut për zhvillimin botëror. Përvojat e saj shërbejnë edhe si pika të vlefshme referimi dhe për vende të tjera në zhvillim që dëshirojnë të përparojnë duke ruajtur pavarësinë e tyre, vijon komenti i CMG-së.
Nga ana tjetër, Kina po ndihmon zhvillimin e botës nëpërmjet zhvillimit të saj. Në më shumë se dhjetë vjetët e fundit, ekonomia kineze ka kontribuuar për mbi 30 % të rritjes ekonomike globale. Kina ka zhdukur varfërinë absolute dhjetë vjet përpara objektivit të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, duke zënë 70 % të numrit të banorëve në botë që i dhanë lamtumirën skamjes gjatë kësaj periudhe. Deri në qershorin e këtij viti, Kina ka dhënë dy miliardë dollarë amerikanë ndihma ndaj vendeve në zhvillim për të luftuar epideminë e COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike, si edhe ka ofruar materiale antipandemike për më shumë se 150 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare.
Edhe nisma "Një brez, një rrugë" po bëhet një platformë e rëndësishme për të nxitur zhvillimin e përbashkët botëror. Sipas një raporti të Bankës Botërore, ndërtimi i "Një brez, një rrugë" mund të ndihmojë 7.6 milionë banorë në vendet pjesëmarrëse në këtë nismë të dalin nga varfëria absolute dhe 32 milionë nga varfëria relative, duke realizuar 2.8-9.7 % rritje të tregtisë së jashtme të vendeve pjesëmarrëse dhe 1.7-6.2% rritje të tregtisë globale, si edhe 0.7%-2.95% shtim të të ardhurave botërore.
Ushtarë paqeruajtësë kinezë në Liban fitojnë medalje të OKB-së(VCG)
Nisi kontingjenti i ri i paqeruajtësve kinezë(VCG)
Jo vetëm kaq, por përpara ndryshimeve të papara gjatë shekullit të fundit, PKK-ja shpalli konceptin e "bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit", i cili ka çelur një rrugë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar me leverdi të ndërsjellë. Lidhur me këtë, studiuesi i njohur singaporas Ishore Mahbubani vuri në dukje se "bashkësia e fateve të përbashkëta të njerëzimit pasqyron realitetin dhe nevojat konkrete të shoqërisë njerëzore në një mjedis të globalizuar, duke qenë larpamës dhe plot mençuri".
"Praktika është më bindëse se fjalët për të gjykuar nëse një parti është e përparuar dhe e kualifikuar për qeverisjen e vendit. Historia 100-vjeçare e PKK-së tregon se partia më e madhe në botë synon jo vetëm lumturinë e popullit kinez, por edhe përparimin e gjithë njerëzimit", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)