风险---[fēng xiǎn] ---rrezik

Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën promovimin e prosperitetit të përbashkët përmes zhvillimit me cilësi të lartë, ndërsa bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të parandaluar dhe zbutur rreziqet kryesore financiare.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këtogjatë kryesimit të mbledhjes së 10-të të Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike.

Duke vënë në dukje se prosperiteti i përbashkët është kërkesë thelbësore e socializmit, si dhe tipar i rëndësishëm i modernizimit kinez, Xi theksoi respektimin e filozofisë së zhvillimit të përqendruar te njerëzit dhe bëri thirrje për përpjekje për të arritur prosperitet të përbashkët përmes zhvillimit me cilësi të lartë.

Fitimi i betejës së vështirë kundër varfërisë dhe përfundimi i ndërtimit të një shoqërie të begatë në të gjitha aspektet kanë krijuar kushte të favorshme për prosperitet të përbashkët, sipas një dokumenti të mbledhjes.

Ndërsa Kina po shkon drejt realizimit të objektivit të njëqindvjetorit të dytë për ta bërë Kinën një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet, promovimi i prosperitetit të përbashkët është me një rëndësi të madhe kur përshtatet me ndryshimet në kontradiktën kryesore me të cilin përballet shoqëria kineze dhe plotëson më mirë nevojat në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë, thuhet në dokument.

Për të promovuar më tej prosperitetin e përbashkët, në mbledhje u vu theksi te trajtimi i saktë i marrëdhënies midis efikasitetit dhe drejtësisë. Kina do të përpiqet të rrisë të ardhurat e shtresës me të ardhura të ulëta dhe të zgjerojë shtresën me të ardhura të mesme, shtoi mbledhja.

Kina do të përshpejtojë përmirësimin e ekonomisë socialiste të tregut, do ta bëjë zhvillimin rajonal më të balancuar, do të koordinojë zhvillimin industrial dhe do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në mbledhje u theksuan gjithashtu përpjekjet për promovimin e gjithanshëm të vitalizimit rural, forcimin e infrastrukturës rurale dhe sistemin e shërbimeve publike, si dhe përmirësimin e mjedisit jetësor rural.

Meqenëse financat janë në thelbin e ekonomisë moderne, Xi theksoi parimin e qeverisjes së bazuar në treg e në ligj për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve financiare.

Ai bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të forcuar themelet e qëndrueshmërisë financiare, për të arritur ekuilibër midis ruajtjes së rritjes së qëndrueshme e parandalimit të rreziqeve dhe për shtuar hovin e rimëkëmbjes ekonomike.

Duke vënë në dukje se parandalimi i rreziqeve financiare është një nga "tre betejat e vështira" së bashku me uljen e varfërisë dhe luftimin e ndotjes, në dokumentin e mbledhjes u theksua se është bërë përparim në betejën kritike për të parandaluar dhe zbutur rreziqet e mëdha financiare, gjë që është efektive për të mbrojtur ekonominë dhe financat e Kinës dhe stabilitetin e sigurinë e pasurisë së popullit.

Vendi duhet të thellojë ndërtimin e sistemit të kreditit dhe t'i japë rol të plotë rolit bazë të kreditit në identifikimin, monitorimin, menaxhimin dhe asgjësimin e rreziqeve financiare.

Në mbledhje u lexuan edhe një raport mbi çështjen e promovimit të prosperitetit të përbashkët dhe një raport mbi parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve të mëdha financiare dhe sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit financiar. (Çang Çuo)