扩散---[kuò sàn]---Përhapje
Popullsia e ShBA-së zë vetëm 4 % të popullsisë së botës, por numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në këtë vend përbën 18 % të numrit të përgjithshëm global. Këto dy të dhëna të kundërta tregojnë se dështimi i ShBA-së për të luftuar epideminë ka vonuar seriozisht procesin antiepidemik global. Fatkeqësisht, qeveria amerikane nuk ka marrë asnjë masë efektive të kontrollit të daljeve jashtë vendit në kushtet e daljes së epidemisë jashtë kontrollit në vend, duke lejuar që virusi të vazhdojë të përhapet në vende të tjera të botës dhe duke përbërë një kërcënim të madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve në mbarë botën, theksohet në një koment të CMG-së.
foto nga VCG
Në një raport studimor të publikuar bashkërisht nga tre qendra kërkimore kineze para disa ditësh, paraqitet sistematikisht fakti se gjendja e epidemisë në ShBA është jashtë kontrollit, por vendi është hapur për jashtë. Nuk është e vështirë të shihet se ShBA-ja, si “vendi nr.1 për përhapjen e epidemisë në botë”, nuk mund të shfajësohet për numrin e rasteve të konfirmuara të COVID-19 në mbarë botën, që tani i kalon 200 milionët.
Për mbrojtjen e ekonomisë dhe fitimin e votave, qeveria amerikane njoftoi heqjen e ndalimit të udhëtimit global për qytetarët amerikanë në kulmin e përhapjes së epidemisë në gusht të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Turizmit të ShBA-së, nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, gjithsej 23.195 milionë qytetarë amerikanë udhëtuan në vende të tjera të botës nga toka dhe ajri. Nga nëntori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021, gjendja e epidemisë në ShBA arriti në kulm, dhe numri mesatar ditor i rasteve të reja të konfirmuara i kaloi 186 000. Në të njëjtën periudhë, edhe numri i amerikanëve që shkuan jashtë arriti kulmin, me një mesatare prej 87 000 vetash në ditë.
Rezultati i mbivendosjes së këtyre dy kulmeve është se përhapja e epidemisë në botë është përshpejtuar dhe njerëzit në mbarë botën kanë vuajtur. Sipas raportimit të mediave të shumë vendeve, 70 % e rasteve të reja të COVID-19 në Izrael ishin infektime me burim nga ShBA-ja, 30 % e 7000 rasteve të infektimit me burim të jashtëm në Korenë e Jugut ishin nga ShBA-ja, dhe 14% ndër 7000 rastet e konfirmuara në Australi ishin me burim nga ShBA-ja.
Është tronditëse që ShBA-ja shpërfill totalisht moralin ndërkombëtar dhe po riatdheson emigrantë të paligjshëm në përmasa të mëdha pa zbatuar masat e duhura parandaluese të epidemisë. Guatemala, Xhamajka, Meksika, Haiti dhe vende të tjera kanë zbuluar një numër të madh të rasteve të konfirmuara të COVID-19 ndër të riatdhesuarit nga ShBA-ja, vijon komenti.
Një sërë faktesh tregojnë se Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi të pashmangshme për përhapjen e epidemisë globale dhe duhet të jenë objektivi i hetimit të burimit të virusit. Ndërsa politikanët amerikanë janë përpjekur për të shpëtuar prej përgjegjësisë, për të përhapur “virusin politik” në botë dhe për të minuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër epidemisë. Kjo i lejoi botës të shihte tërësisht hegjemoninë dhe egoizmin e ShBA-së, që përpiqet të dominojë botën për interesat e veta, dhe përbuzjen ndaj shkencës e shpërfilljen ndaj moralit ndërkombëtar dhe jetës së njerëzve.
Njerëzimi i përket një bashkësie me fate të përbashkëta. Nëse epidemia nuk zhduket qoftë edhe në një vend, bashkësia ndërkobmëtare, përfshirë ShBA-në, është e vështirë të jetë e sigurt. Politikanët amerikanë duhet të ndalojnë menjëherë çdo manipulim politik mbi bazën e interesit vetjak, të kthehen në rrugën e duhur të luftës kundër epidemisë mbi baza shkencore, të tregojnë ndërgjegjen e tyre morale me veprime praktike dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, e mbyll komentin CMG-ja. (Fang Xiaoyu/Artan)